Në Malsinë e Medvegjës, Serbia nuk ua jep pesë mijë shqiptarëve nënshtetesinë

E publikuar: 14/09/2015 22:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

I ftuem në Rrokum Roll të Televizionit Rrokum ishte Kushtrim Kadriu nga shoqata Vatra, organizatë për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Presheves.

Kushtrim Kadriu vleresoi se zgjedhjet ne Medvegje jane të manipulueme, sepse “kane prite nga 7-8 orë për me votue”.

“Këto janë zgjedhje të manipulueme, sepse qytetaret kane votue nën presionin e ushtarëve”, tha Kadriu.

Ka shumë parti në Medvegjë, vazhdoi Kadriu, “ne i kemi ftue me nji iniciative nga Vatra, për me formue nji parti të përbashkët, po s’kemi arrite as me nji tavolinë me i ulë”.

Lidhun me asociacionin e formuem, Kadriu tha se asht nji vendim i ngutshëm po i mirë. “Po frigohemi se ky asociacion ka me qene nji dokument i mirë në letër, po asgja tjetër:, tha Kushtrim Kadriu nga shoqata Vatra e Medvegjes ne Rrokum Roll./infosot/