Islam Krasniqi
Çështja e Kosovës Lindore ende e pa zgjidhur, me probleme të njëjta ato qe i kishte po në kohën e regjimit të millosheviqit, ai regjim mbretëron ende, ku liderët ndërrohen, por politika diskriminuese mbetët e njëjtë për shqiptarët, të cilët janë të shkelur, të nënçmuar të poshtëruar, të diskriminuar në të gjitha aspektet.
Vazhdimisht kërkojnë reciprocitet dhe të drejta më shumë, por çdo herë duke hasur në vesh të shurdhër, ku mbi 50% janë detyruar të largohen nga torturat e policisë serbe.
Politika e fëlliqure na verbojë dhe na beri që të kujdesemi vetëm për një trup tonin duke i lerë vëllezërit tanë në luginë nën thonjtë e ujqërve të rrethuar nga të gjitha anët.
Ku na mbeti ajo krenaria që e kishim në kohët e vështira, ai patriotizmi i pastër si loti që të solidarizohemi dhe tu dalim në ndihmë popullit tanë në luginë, sepse ata ishin në gjendje me të vështir së sa ne, por nuk na harruan.
Populli në Kosovën Lindore kërkojnë reciprocitet, ato të drejta që ju kanë njohur serbëve në Kosovë, kërkojnë që tu njihen dhe atyre.
Ku janë liderët tanë që janë strukur dhe nuk ju dëgjohet zëri askund, apo kanë frik nga Vuçiqi e Daçiqi.! Ata me heshtjen e tyre po i injorojnë bashkëkombësit. Ata i injoruan edhe në Bruksel, duke mos e verë ne gojë kurrë çështjen e vështir të tyre.
Çfarë të drejta me shumë meritojnë serbet në Kosovë se sa shqiptarët ne Luginë. Ku është Shqipëria që nuk i intereson fati i shqiptarëve të asaj pjesë, ku mbeti Edi Rama, i cili terë kohën trumbeton bashkim të shqiptarëve?
Nëse përfaqësuesit e popullit heshtin, populli nuk bën assesi, duhet ti dalim zotë dhe ti mbrojmë.
Ata kanë nevojë sot për ne, përse të mos respektohet parimi i reciprocitetit, i njëjti modul që është përdor në Kosovë për minoritetin serbë, pse të mos përdorët edhe për shqiptaret në Kosovën Lindore. Kur është në pyetje për të marrë vota behë patriot të pa parashikuar, po kur vjen çështja e popullit tonë në atë pjesë behën të shurdhër dhe të verbër.
Po sikur të ishim këshilluar me liderët tanë në atë pjesë me herët, Kosova do të kishte qenë në një pozicion me të mirë së sa Serbia gjatë bisedimeve në Bruksel. Kur të ishin shtruar çështjet e të dyja palëve në tavolinë, nëse Serbia nuk kishte pranur atëherë s’do të kishte pas të drejtë as për të kërkuar, po fatkeqësisht lerë së shqiptarët janë të diskriminuar nga shteti serb, por jemi të diskriminuar edhe në vendin tonë, në Republikën e Kosovës nga minoriteti pakicë serb, sepse njerëzit e pa ditur kanë dhenë standarde të dyfishta, apo edhe të dhjetëfishta dhe pasojat do ti bartin edhe fëmijët e fëmijëve tanë.
Ne e dimë së krijimi i asociacionit të komunave shqiptare në Serbi është i dëmshëm për serbet, por apo synojmë të gjithë së bashku të bashkohemi në shtëpinë e madhe Evropiane një ditë, atëherë pse të mos jemi të barabartë, e jo të mbetët dikush që është autokton në tokë të vetë si zogë në errësirë dhe dikush që është muhagjer apo ardhacak të trajtohet si zot shtëpie në shpi të huaj.