Ngjitja e Diellzës në lartësi, ‘e dhimbshme’, por ia ka vlejtur (Foto)

E publikuar: 14/09/2015 13:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Diellza Kolgeci e përshkruan si “eksperiencë perfekte”, ngjitjen e saj në një lartësi prej mbi 2.600 metra.

Bashkë me një grup të rinjsh, ikona e bukurisë kosovare është ngjitur të dielën në Jazhincë.

“Ishte një përvojë perfekte. Gjithë trupi po më dhemb, por definitivsht ia ka vlejtur. Ishte super”, ka thënë Kolgeci, në një prononcim për portalin Koha.net. “Kemi qenë rreth 150 persona, të moshave të ndryshme që kemi udhëtuar për rreth 12 orë”, ka përshkruar ajo më tej.

Kështu, bukuroshja shqiptare i është bashkuar udhëtimit të “Hiking Njeri” që të dielën e 13 shtatorit ka organizuar ecjen në itinerarin Jezerz, Jazhincë, Sharr.

Pika më e lartë në Jazhincë kap 2.604 metra lartësi mbidetare dhe ndodhet në Bjeshkët e Sharrit, afër Shtërpcës.