Kjo është Blerina Lajqi, nga Peja. Është vetëm 21 vjeçare por që me bukurinë dhe formën e trupit të saj tëjet bombastik, po bënë bujë në rrjetet sociale.
| Nga: Mangji GASHI |
Tash e 3 vite , Blerina ka pranuar oferta të shumta nga menaxherët e agjensioneve të ndryshme të modës anë e mbarë Kosovës. Por sipas bombes Lajqi, ajo ende nuk është e gatshme të jetë pjesë e ndonjë agjensioni, ngase fokusi I saj është drejt studimeve.
“Tash e ni kohë të gjatë, kom oferta të vazhdueshme prej drejtorve dhe menaxherëve të modës, me ju bashku agjensioneve të tyre dhe reklamimit të bizneseve të ndryshme, po halo nuk jam e gatshme me marrë një hap, karshi këtij profesioni.
Jo që nuk e du moden dhe pisten, po tani për tani jom e fokusume në fakultet”, tha bukuroshja Lajqi, duke bërë me dije se asnjëherë nuk është vonë të merret me këtë profesion, ngase sipas saj ky profesion kërkonë përkushtim maksimal, dhe se tani për tani e ka të pamundur nënshkrimin e marrëveshjes me ndonjë agjension mode.
/Zarfi Info/




































