Pas më shumë se 6 orë pritje në pikë-kalimin kufitar në Mutivodë, autoritetet serbe më në fund kanë liruar kufitin.
Autoritet serbe pas trysnisë që Bashkimi Evropian i ka bërë, më në fund janë dorëzur.
Dren Zeka, ka treguar për “Zëri”, se sapo ka filluar të bëhet kalimi i lehtësuar i kufirit në pikë-kalimin kufitar në Mutivodë dhe se sipas tij, shumë shpejt do të hiqet e gjithë tollovia.
Mirëpo, Zeka ka thënë se kjo është bërë falë kontakteve të vazhdueshme që ministrja për Dialogun, Edita Tahiri ka pasur me përfaqësuesit e BE-së.
“Ministrja Tahiri ishte në kontakte të vazhdueshme me BE-në dhe falë trysnisë nga BE-ja u bë i mundshem kalimi i lehtësuar i kufirit”, ka treguar Zeka për “Zërin”, i cili shtoi se në këto momente sapo ka kaluar kufirin edhe autobusi i parë me qytetarët shqiptarë të Medvegjës.