Shehaj: Lash luksin, erdha ta bëj këtë shtet…me rrogë 700 €

12.09.2015 16:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Shehaj: Lash luksin, erdha ta bëj këtë shtet…me rrogë 700 €

Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve Briseida Shehaj ka dashur t’i përcjellë një mesazh të qartë inspektorëve tatimorë në terren për aksionin kundër informalitetit në biznese: Nëse nuk zbatoni ligjin, më mirë ikni! Të njëjtën qëndirm Shehaj e dha edhe për bizneset që refuzojnë të zbatojnë ligjin duke ju bërë pengesë tatimorëve.

Në një bashkëbisedim të gjatë me gazetarët, numri 1 i Tatimeve tha se përballë kërkesave për paga më të larta, inspektorët duhet të kenë fillimisht vullnetin dhe idealin të ndryshojnë vendin përmes punës së tyre. Në këtë kontekst ajo mori si shembull veten e saj, kur tha se për të sjellë në binarët e ligjit këtë shtet, la punën me pagë 3-fish më shumë se ajo që merr tashmë krye të Tatimeve, vetëm 700 euro!

“Shpresoj shumë të largohen ata që nuk e ndjejnë veten dhe nuk kanë as minimumin e idealit për këtë vend. Se ne të gjithë kërkojmë rroga më të larta, siguri dhe rend publik, kërkojmë shkolla, më të mira, kopshte, rrugë, i kërkojmë të gjitha ne por ama dëshira të paguajmë është zero, dëshira e këtyre inspektorëve të bëjnë punën është zero. Mua me zor nuk më mori njeri në punë, kisha 3-fishin e pagës atje ku isha, erdha këtu me një ideal për të thënë që ky vend bëhet”.

Por pavarësisht dëshirës për të bërë Shqiëprinë, Shehaj duket se rroga që merr si Drejtoreshë e Tatimeve, nuk e kënaq.

“Unë jam drejtor i Përgjithshëm dhe kam një pagë neto prej 700 euro, nuk e di në çfarë vendi të botës mund të ndodhë por ndodh në Shqipëri”, – tha Shehaj

Në vazhdim të kësaj, Shehaj i dha përgjigje edhe akuzave të opozitës se ky aksion po sulmon biznesin e vogël.

“Themi që biznesi i vogël, biznesi i vogël. Po të ishim biznes të gjithë ne këtu (edhe gazetarët) me rrogat që marrim do të ishim nga 0 deri në 2 milionë lekë në qarkullim. E di sa paguan biznesi i vogël, 25 mijë lekë të reja në vit, e di sa paguaj unë për rrogën time që jam në një xhiro 1.4 milionë lekë, 350 mijë lekë të reja në vit. Tani më fal kush është problemi? A thua kemi ne ndonjë mirëqenie më të madhe, a thua keni ju në shtëpitë tuaja ndonjë mirëqenie më të madhe? A thua ju (gazetarët) që merrni rrogat nga 30-40 mijë lekë nuk i bën ai biznesi atje 30-40 mijë lekë. Sepse dhe ju qarkullim e keni, sepse kjo është pagë që keni shpenzime uji, drita, kopshti i fëmijës, kredi, dhe ne prandaj masim qarkullimin nuk diskutojmë të ardhur ne. Ne nuk po bëjmë masakër te biznesi i vogël. Ai vetëm dy milionë lekë është ai biznesi i vogël te fshati që do të dalë opozita do ja qajë hallin që të gjithëve. Kjo opozitë që na la një faturë shumë të madhe. Sepse ky sistemi tatimor sot ka dhe një të mirë shumë të madhe për biznesin, kompenson automatikisht”, u shpreh Shehaj.
(Gre.M/Shqiptarja.com)

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


KEDS del me njoftim për reduktimet gjatë datave 27, 28 dhe 29 gusht

KEDS del me njoftim për reduktimet gjatë datave 27, 28 dhe 29 gusht

Haxhiu reagon për vrasjen e 80-vjeçares në Prizren: Mjaft më me vrasjen dhe dhunën ndaj grave

Haxhiu reagon për vrasjen e 80-vjeçares në Prizren: Mjaft më me vrasjen dhe dhunën ndaj grave

Haradinaj: 25 miliardë euro të shpenzuara, asnjë metër autostradë – Kurti shkon në Maqedoni të mburret me projektet e BDI-së

Haradinaj: 25 miliardë euro të shpenzuara, asnjë metër autostradë – Kurti shkon në Maqedoni të mburret me projektet e BDI-së

Mickoski për nisjen e autostradës Shkup-Bllacë: E premtuam, i lumtur që një kompani maqedonase po i kryen punët

Mickoski për nisjen e autostradës Shkup-Bllacë: E premtuam, i lumtur që një kompani maqedonase po i kryen punët

2.11 milionë euro për Projektin e Banimit Social Adekuat në Komunën e Rahovecit

2.11 milionë euro për Projektin e Banimit Social Adekuat në Komunën e Rahovecit

Kroacia jep alarmin: Serbia po grumbullon armë sulmi, ushtroni presion mbi Beogradin

Kroacia jep alarmin: Serbia po grumbullon armë sulmi, ushtroni presion mbi Beogradin

Hamza priti në takim lamtumirës Guerot: Mirënjohës për angazhimin në forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Francës

Hamza priti në takim lamtumirës Guerot: Mirënjohës për angazhimin në forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Francës

Kurti: Autostrada Shkup-Bllacë forcon lidhjen mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Kurti: Autostrada Shkup-Bllacë forcon lidhjen mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

“Kosova nuk ishte vetëm”, Universiteti i Prishtinës nderon çiftin DioGuardi me titullin “Doctor Honoris Causa”

“Kosova nuk ishte vetëm”, Universiteti i Prishtinës nderon çiftin DioGuardi me titullin “Doctor Honoris Causa”

PDK dorëzon kallëzim penal në PSRK ndaj Kurtit e kabinetit qeveritar: Janë tejkaluar kompetencat, keqpërdorim i pozitës

PDK dorëzon kallëzim penal në PSRK ndaj Kurtit e kabinetit qeveritar: Janë tejkaluar kompetencat, keqpërdorim i pozitës

Hoti: Deputetët po marrin paga pa punuar absolutisht asgjë, bllokimi i institucioneve ka një adresë – Kurti dhe Vetëvendosje

Hoti: Deputetët po marrin paga pa punuar absolutisht asgjë, bllokimi i institucioneve ka një adresë – Kurti dhe Vetëvendosje

Konjufca: VV-ja i ka emrat për president, presim takimin me LDK-në

Konjufca: VV-ja i ka emrat për president, presim takimin me LDK-në

Prokuroria kërkon dënimin e Konjufcës për gazin lotsjellës, aktgjykimi më 28 gusht

Prokuroria kërkon dënimin e Konjufcës për gazin lotsjellës, aktgjykimi më 28 gusht

Sveçla: Materialet për legalizimet do t’i dërgohen edhe Kryeprokurorit të Shtetit, Prishtina po plaçkitet

Sveçla: Materialet për legalizimet do t’i dërgohen edhe Kryeprokurorit të Shtetit, Prishtina po plaçkitet

Deliu-Kodra: Pas 16 shtatorit, as Kosova dhe as PDK-ja nuk do të jenë njësoj

Deliu-Kodra: Pas 16 shtatorit, as Kosova dhe as PDK-ja nuk do të jenë njësoj

Aleanca dorëzon kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj Qeverisë në detyrë, Tahiri: Nuk guxon ta shkelë ligjin

Aleanca dorëzon kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj Qeverisë në detyrë, Tahiri: Nuk guxon ta shkelë ligjin