Derisa të gjithë po bëjnë rritje të gjoksit, Çiljeta kërkon ta zvogëlojë atë!
Çiljeta, e cila është e famshme për linjat e për dekoltenë shpërthyese, na ka suprizuar dje gjatë një interviste në emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit, ku ka thënë se në një të ardhme ajo mund të zvogëlojë gjoksin.
Teksa femrat kërkojnë të bëjnë një ndërhyrje për rritjen e numrit të gjoksit, për këngëtaren kjo gjë është kthyer në mankth, pasi e ka vënë në siklet në jo pak raste. Këngëtarja e hitit “Gangsta Love” ka thënë se shpesh herë gjoksi i saj e bën të vihet në siklet dhe të ketë turp. “Kjo gjë më bezdis, pasi me jep edhe problem me shtyllën kurrizore dhe qëndrimin drejt”, ka thënë Çiljeta.
Në këtë intervistë, Çiljeta ka folur edhe për largimin nga politika dhe rikthimin në karrierën e saj muzikore në të cilën ka vendosur të investohet më shumë, pasi edhe fansat e saj presin të njëjtën gjë. Sa i përket këngës “Gangsta Love” ajo tha se historia e fabulës do të vazhdojë edhe vitin tjetër, duke i zhvendosur ngjarjet në një vend tjetër.