Këshilltaret e Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës, kanë miratuar propozim-vendimin për themelimin e Asociacionit të Komunave Shqiptare në Luginën e Preshevës.
Nga të gjithë 43 këshilltarët sa ishin të pranishëm në sallë asnjë nuk votoi kundër, njofton Klan Kosova.
Asociacioni i Komunave me shumicë shqiptare, pretendon të jetë i ngjashëm me atë të serbëve në Kosovë, ndërsa sipas përfaqësuesve nga Lugina, Asociacioni shqiptar ka marrë mbështetje nga Kosova dhe Shqipëria.
Ky vendim nga politikanët e Luginës është cilësuar historik dhe se me këtë Asociacion po realizojnë vullnetin e tyre.
Ky është momenti kur u bë edhe votimi i propozim-vendimit.