Përkundër kërcënimeve nga Beogradi, Lugina do ta themelojë Asociacionin

12.09.2015 10:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Përkundër kërcënimeve nga Beogradi, Lugina do ta themelojë Asociacionin

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Jonuz Musliu, ka thënë se sot (e shtunë) në Kuvendin e Preshevës do të merret vendimi për themelimin e asociacionit të komunave me shumicë shqiptare.

Në këtë intervistë për “Epokën e re”, ai ka deklaruar ky asociacion do të jetë i njëjtë me asociacionin e komunave me shumicë serbe. “Teknikisht jemi përgatitur. Janë ftuar të gjithë zyrtarët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.

Në orën 11:00 do të fillojë seanca e shqiptarëve në Kuvendin e Preshevës, në të cilën do të merret edhe vendimi për themelimin e asociacionit të komunave me shumicë shqiptare në Luginë të Preshevës. Jemi duke e zbatuar parimin e reciprocitetit. Nëse serbët në Kosovë do të kenë asociacion të komunave të tyre, atëherë edhe shqiptarët në Luginën e Preshevës do ta kenë asociacionin e tyre”, ka thënë Musliu.

Sipas tij, Serbia nuk do të mund ta ndalojë vullnetin e popullit për bashkimin e komunave me shumicë shqiptare. Në këtë kontekst, ai ka thënë se as Evropa nuk mund të përdorë standarde të dyfishta.

“Shqiptarët nuk po luajnë me zjarrin, por po shkojnë drejt zgjidhjes së problemit të tyre. Forma dhe mënyra më e mirë për ta zgjidhur problemin është ajo nëpërmjet vullnetit të popullit. I kemi referendumin, luftën e UÇPMB-së dhe marrëveshjen e Konçulit, prandaj të gjitha këto janë bazë për vendimin e asociacionit të komunave me shumicë shqiptare në Luginë të Preshevës.

Evropa nuk mund të veprojë me standarde të dyfishta, pra ndryshe për serbët në Kosovë e ndryshe për shqiptarët në Luginë të Preshevës”, është shprehur Musliu, duke shtuar se me vendimin për krijimin e asociacionit do të njoftohen edhe Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ambasadat e akredituara në Beograd, si dhe Kosova e Shqipëria.

Ai ka vlerësuar se krijimi i asociacionit të komunave me shumicë shqiptare do ta përmirësojë mirëqenien sociale të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

“Ky bashkim i komunave do të rezultojë me bërjen e një fondi të përbashkët për zhvillimin e Luginës së Preshevës. Do të ketë të punësuar më shumë shqiptarë dhe natyrisht do të bëhet zgjidhja e oficerëve shqiptare të policisë. Pra, asociacioni ka për qëllim përmirësimin e mirëqenies sociale të shqiptarëve në Luginë, sepse për këtë çështje do të ndodhë bashkimi i komunave shqiptare. Ky bashkim do të rezultojë me një zhvillim politik, ekonomik, social dhe kulturor për Luginën e Preshevës”, ka thënë Musliu.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


AKB: Kush del kundër Amerikës, del kundër zhvillimit ekonomik dhe të ardhmes euroatlantike të Kosovës

AKB: Kush del kundër Amerikës, del kundër zhvillimit ekonomik dhe të ardhmes euroatlantike të Kosovës

Prishtina, Prizreni, Gjakova e Ferizaj në listë – Këto janë komunat ku do të rinumërohen votat

Prishtina, Prizreni, Gjakova e Ferizaj në listë – Këto janë komunat ku do të rinumërohen votat

Murati kritikon Komunën e Prishtinës për transportin publik: Shkelje e plotë e ligjit

Murati kritikon Komunën e Prishtinës për transportin publik: Shkelje e plotë e ligjit

Parlamenti Evropian me mesazh për Kosovën: Përshpejtoni reformat që lidhen me BE-në

Parlamenti Evropian me mesazh për Kosovën: Përshpejtoni reformat që lidhen me BE-në

Trump e quan udhëtimin e G7-ës “sukses të madh”

Trump e quan udhëtimin e G7-ës “sukses të madh”

PE miraton raportin për Shqipërinë, Rama: Rezultati ndan dezinformimin digjital nga realiteti i projektit Vjosë- Nartë

PE miraton raportin për Shqipërinë, Rama: Rezultati ndan dezinformimin digjital nga realiteti i projektit Vjosë- Nartë

Halil Kastrati paralajmëron qytetarët: Po keqpërdoret identiteti im për mashtrime financiare

Halil Kastrati paralajmëron qytetarët: Po keqpërdoret identiteti im për mashtrime financiare

LVV falënderon mërgatën për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit: Morëm mbi 75 për qind të votave

LVV falënderon mërgatën për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit: Morëm mbi 75 për qind të votave

Dy persona gjobiten me nga 200 euro për hedhje të mbeturinave në vende të papërshtatshme në Ferizaj

Dy persona gjobiten me nga 200 euro për hedhje të mbeturinave në vende të papërshtatshme në Ferizaj

CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit