Pas shumë alarmesh false për ndarjen e këngëtares Tuna nga i dashuri i saj Cozman, duket se kësaj radhe gjithçka është e vërtetë. Tuna dhe Cozman janë ndarë duke i dhënë fund lidhjes së tyre 3-vjeçare. Këtë fakt e konfirmojnë edhe miq të përbashkët të çiftit aq shumë të përfolur, ndonëse ata vetë nuk kanë thënë ende asgjë zyrtarisht.
Më shumë ka folur heshtja në këtë rast, pasi si Tuna ashtu edhe Cozman nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram. Edhe pak kohë më parë u përfol për një ndarje, madje edhe se Cozman e kishte rrahur partneren e tij. Këta zëra u shuan nga vetë këngëtarja e cila menjëherë reagoi duke thënë se “Cozmani Tunës veç zogin ja rreh”.
Ata e nisën historine e tyre me një duet, “Fenix” dhe fatkeqësisht e mbyllën sërish me një të tillë, “Holla”, kënga e publikuar vetëm pak javë më parë. Gjithsesi pritet sërish një reagim i vetë Tunës për lidhjen e saj.