Daçiç kërcënon shqiptarët: “Mos luani me zjarrin”

10.09.2015 21:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Daçiç kërcënon shqiptarët: “Mos luani me zjarrin”

Pas vendimit të udhëheqësve shqiptarë të Luginës së Preshevës për të krijuar Asociacionin e komunave me shumicë shqiptare, njësoj si ai serb në Kosovë, ka reaguar Ministri i Jashtëm i Serbisë, njëherazi edhe Kryetari i Partisë Socialiste, Ivica Daçiç. Ai ka kërcënuar shqiptarët e Luginës së Preshevës që mos ta “themelojnë Asociacionin paralel të komunave siç është rasti me Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë” dhe të mos luajnë me zjarrin.

Daçiç në mitingun e mbajtur në Medvegjë, ku të dielën mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale, ka thënë se shqiptarët në këtë komunë dhe në komunat Bujanovc dhe Preshevë nuk duhet të jenë të diskriminuar, por duhet ta respektojnë Kushtetutën dhe rendin e vendit ku jetojnë.

“I paralajmëroj ata që të shtunën në Preshevë mos të themelojnë ndonjë Bashkësi paralele me atë që është në Kosovë. I paralajmëroj ata që mos të luajnë me zjarrin dhe ta respektojnë rendin e Kushtetutës së Republikës së Serbisë. Ajo që Serbia është për dialog, nuk do të thotë se është e dobësuar, përkundrazi, ajo është e fuqishme, më fuqishme në 20-30 vitet e fundit”, ka thënë Daçiç.

Gjithashtu ai ka theksuar se Serbia nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës me faktin që po bisedon në Bruksel me palën kosovare.

“Sot kam dëgjuar se kryeministri shqiptar ka deklaruar se Serbia e ka njohur Kosovën me faktin që po bisedon në Bruksel. Kjo është gënjeshtër. Dua t’u them Shqipërisë dhe shqiptarëve që Serbia dëshiron marrëdhënie të mira në rajon dhe pakicës kombëtare shqiptare i garanton të drejta, por Serbia nuk do të lejojë që dikush ta përulë dhe ta cenojë integritetin e saj territorial”, ka thënë Daçiç, duke shtuar se Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë dhe nënshkrimi i marrëveshjes së Brukselit është suksesi më i madh i koalicionin qeverisës serb.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Berisha pas vizitës së ambasadorit amerikan, “SPAK është armik i pluralizmit, amnistoi krimin elektoral”

Kurti 4 rikthen Kodin e ri Civil, u bllokua për shkak të nenit që u hapte rrugë martesave të personave të gjinisë së njëjtë

Deputeti i LVV-së: Shpejt do ta bëjmë ligjin për automjete, kufizimi i importit me 10 vjet është i pakumtimtë

“Nuk mjaftojnë 10 apo 20 milionë” – Rashiti kërkon 100 milionë euro për mobilizim ndërkombëtar për Specialen

Ish-ministri gjerman i reagon Daçiqit për “valvitjen e flamurit serb mbi Prizren”: E gjora Serbi, kjo çon në luftë

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm