Jakup Krasniqi: Frontit opozitar i duhet mbështetja qytetare e mediale

10.09.2015 14:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Jakup Krasniqi: Frontit opozitar i duhet mbështetja qytetare e mediale

Ish kreu i Kuvendit, Jakup Krasniqi, ka bindjen se Kosova pa dyshim që ka shumë probleme, të cilat po të renditeshin për nga rëndësia, sipas tij do të dukeshin kështu: probleme të natyrës ekonomike, financiare e sociale të cilat kanë shkaktuar eksodin i cili është i vazhdueshëm dhe herë herë me hove më të dukshme siç ishte në fillimvitin 2015; problemet e shumta në Sistemin e Drejtësisë, e të Sigurisë Kombëtare; problemet në Sistemin e arsimit, në të gjitha nivelet e tij; problem në vete është edhe Shërbimi shëndetësor si dhe ambienti jetësor; problem në vete pa dyshim që ishte dhe vazhdon të jetë është, Procesi i privatizimit të pasurisë kombëtare e publike; dhe problemet politike, kapja e institucioneve të shtetit, Gjykata speciale ( e cila pa dyshim që nuk do t’i përmbush pritjet e shumëkujt që e duartrokitën atë) dhe marrëveshjet e Brukselit, ku Bashkësia serbe merr kompetenca ekzekutive e cila merr peshë më të madhe politike se të tjerat.

Kjo është letra e plotë e Jakup Krasniqit:

FRONTIT OPOZITAR I DUHET MBËSHTETJA QYTETARE E MEDIALE

Kosova pa dyshim që ka shumë probleme dhe po të renditeshin për nga rëndësia do të dukeshin kështu:
1. Probleme të natyrës ekonomike, financiare e sociale të cilat kanë shkaktuar eksodin i cili është i vazhdueshëm dhe herë herë me hove më të dukshme siç ishte në fillimvitin 2015;
2. Problemet e shumta në Sistemin e Drejtësisë, e të Sigurisë Kombëtare;
3. Problemet në Sistemin e arsimit, në të gjitha nivelet e tij;
4. Problem në vete është edhe Shërbimi shëndetësor si dhe ambienti jetësor;
5. Problem në vete pa dyshim që ishte dhe vazhdon të jetë është, Procesi i privatizimit të pasurisë kombëtare e publike; dhe
6. Problemet politike, kapja e institucioneve të shtetit, Gjykata speciale ( e cila pa dyshim që nuk do t’i përmbush pritjet e shumëkujt që e duartrokitën atë) dhe marrëveshjet e Brukselit, ku Bashkësia serbe merr kompetenca ekzekutive e cila merr peshë më të madhe politike se të tjerat.
Tani natyrshëm shtrohet pyetja: pse opozita e ka qitur në plan të parë, problemet politike. Mendoj që edhe kjo e ka arsyen e vet, pasi problemet politike, të cilat rrezikojnë të shndërrohen në probleme të pakthyeshme politike pasi po behën me ndërmjetësimin e faktorit ndërkombëtar dhe si të tilla kërkojnë një vëmendje të shtuar e të ngutshme politike. Ndërsa problemet e tjera, ndonëse mjaftë substanciale, janë probleme me të cilat qytetarët kanë bashkëjetuar gjatë gjithë këtyre viteve të pas luftës çlirimtare dhe nuk janë aq popullore, pasi sikur jemi ambientuar me to, por edhe janë çështje që mund edhe të riparohen goxha shpejtë nëse do t’ia arrijmë të krijojmë një qeverisje të mirë. Opozita me kundërshtimin që i bënë Bashkësisë serbe, ajo nuk është kundër të drejtave dhe lirive të komunitetit serb në Kosovë, është kundër sovranitetit te Beogradit zyrtar në Kosovë.
Këtu, dikush mund ta shtroj edhe një pyetje tjetër: A është i krijuar ambienti nga opozita për t’i bashkuar të gjithë zërat opozitarë që janë krijuar nga qeverisja e vjetër dhe e re? Këtu është vështirë të flitet me ndonjë siguri, pasi opozita është numerikisht e vogël, kurse pozita numerikisht është e madhe dhe me ndikim të madh në krijimin e një opinioni edhe pse jo të favorshëm për te, por ka arritur ta krijoj një opinion topitës. Dhe ky opinion topitës për ndryshim në drejtimin e opozitës, është: të gjithë politikanët dhe për pasojë të gjitha partitë politike qofshin të pozitës apo të opozitës janë të njëjtë/ njëjta.
Ky opinion apo bindje e krijuar dhe e mbjell edhe nga segmente jo qeveritar apo medie qeveritare, nëse nuk e vret mendimin opozitar dhe reagimin qytetar atëherë e ngulfat atë. Kjo bindje apo opinion i krijuar, pa dyshim që nuk shkon në shërbim të ndryshimit dhe për pasoj është infuzion i fuqishëm për ruajtjen e pushtetit të atyre që kanë qeverisur keq më çdo segment institucional, ekonomik e publik.
Përkundra të gjitha këtyre që u than, Kosova ka nevojë për krijimin e një Fronti opozitar dhe jo vetëm te partive politike, por te të gjithë zërave opozitar që tani janë mjaftë të shkapërderdhur. Natyrisht që ketë rol duhet ta marrin partitë opozitare të cilat duhet ta krijojnë ambientin për ti bashkuar të gjitha komunitetet opozitare që i ka krijuar qeverisja e keqe dhe e pa përgjegjshme e koalicionit të madh. Për të krijuar Frontin opozitar secili subjekt opozitar duhet të heq diçka nga e vetja për të krijuar besimin qytetarë për ndryshim dhe qeverisje të mirë.
Opozitës së bashkuar i mbetet krijimi i një programi politik, ekonomik e social etj., i cili do t’i precizonte dhe do të afronte zgjidhje për të gjitha temat më substanciale e më të prekshme për jetën e qytetarit tonë. Por, për ketë është e domosdoshme mbështetja dhe reagimi qytetar. Frontit i duhet edhe një mbështetje mediale.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Berisha pas vizitës së ambasadorit amerikan, “SPAK është armik i pluralizmit, amnistoi krimin elektoral”

Berisha pas vizitës së ambasadorit amerikan, “SPAK është armik i pluralizmit, amnistoi krimin elektoral”

Kurti 4 rikthen Kodin e ri Civil, u bllokua për shkak të nenit që u hapte rrugë martesave të personave të gjinisë së njëjtë

Kurti 4 rikthen Kodin e ri Civil, u bllokua për shkak të nenit që u hapte rrugë martesave të personave të gjinisë së njëjtë

Deputeti i LVV-së: Shpejt do ta bëjmë ligjin për automjete, kufizimi i importit me 10 vjet është i pakumtimtë

Deputeti i LVV-së: Shpejt do ta bëjmë ligjin për automjete, kufizimi i importit me 10 vjet është i pakumtimtë

“Nuk mjaftojnë 10 apo 20 milionë” – Rashiti kërkon 100 milionë euro për mobilizim ndërkombëtar për Specialen

“Nuk mjaftojnë 10 apo 20 milionë” – Rashiti kërkon 100 milionë euro për mobilizim ndërkombëtar për Specialen

Ish-ministri gjerman i reagon Daçiqit për “valvitjen e flamurit serb mbi Prizren”: E gjora Serbi, kjo çon në luftë

Ish-ministri gjerman i reagon Daçiqit për “valvitjen e flamurit serb mbi Prizren”: E gjora Serbi, kjo çon në luftë

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm