Deputeti i Partisë së Gjelbër në Bundestag, Volker Beck e ka kundërshtuar heqjen e Kosovës nga lista e vendeve të sigurta.
Ai beson se Kosova ende nuk është shtet krejtësisht i sigurt.
“Për Kosovën, Bundestagu e ka vazhduar praninë e ushtarëve gjermanë të KFOR-it deri në verën e ardhshme, sepse ai shtet është ende jostabil. Tani, Kosova shpallet shtet me origjinë të sigurt. Për mua, kjo është e pakuptueshme”, ka thënë deputeti Beck, përcjell KTV.