Kusari-Lila emërohet anëtare e Këshillit Drejtues të Universitetit të Gjakovës – shqetësohen studentët

E publikuar: 09/09/2015 15:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Studentët e Univeristetit Fehmi Agani në Gjakovë, përmes një reagimi për media kanë shfaqur shqetësimin me emërimin e kryetares së komunës Mimoza Kusari, si anëtare e Këshillit Drejtues të këtij universiteti.

Ata janë të pakënaqur edhe me emërimin e disa anëtarëve të tjerë të këshillit drejtues të këtij institucioni arsimor, ndërkohë për këtë thuhet se e kanë njoftuar edhe ministrin e Arsimit, Arsim Bajrami.

Studentët në reagimin e tyre thonë se ka edhe dallime të mëdha në mes të zonave rurale dhe urbane, andaj këtë po e quajnë edhe diskriminim.

Klan Kosova ka provuar të marrë një përgjigjje edhe nga Kryetarja e Gjakovës Mimoza Kusari Lila, rreth këtij shqetësimi të studentëve dhe emërimin e saj si anëtare të Këshillit Drejtues të Universitetit, por nga kabineti i saj kanë thënë se ajo gjendet në një udhëtim zyrtar në SHBA, ndërsa kabineti i saj nuk ka dashur të japë detaje për këtë shqetësim të studentëve.