“Body On Me” është bashkëpunimi i fundit nga këngëtarja Rita Ora me Chris Brown. Dyshja ishin të ftuar në emisionin e “Jimmy Kimmel Live”, ku arritën që të ndezin skenën dhe publikun, transmeton indeksonline.
Performanca e Ritës mund të konsiderohet si njëra ndër performancat më provokative që ajo ka bërë ndonjëherë e kjo për shkak të gjesteve të saja.
Edhe nga videoja dhe fotoja të cilën Rita ka publikuar shihet që ajo ndoshta e ka ekzagjeruar paksa kërcimin e saj i cili në shumë raste ngjan edhe me disa nga pozitat e seksit.
Siç duket Rita ka pas për qëllim që të nxitë me këtë rast edhe reagimin e Rihanës e cila thuhet të jetë rikthyer përsëri me Chris Brown.
https://