Një foto e këngëtarit të hitit “Shumë pis” po qarkullon nëpër rrjete sociale. Reperi Ledri është fotografuar teksa po flinte në aeroplan e nga fotografia duket që ai është tejet i lodhur nga koncertet e tija të cilat nuk kanë të ndalur.
E siç duket si pasojë e angazhimeve të shumta atë e ka zënë gjumi me gotë dhe pije në dorë. Ledri ende nuk ka mbaruar me turin e tij për këtë sezon, derisa “Shumë pis” në bashkëpunim me Era Istrefin është duke thyer rekord klikime për këtë verë.
/Indeksonline/