Më kujtohet hera e fundit që isha në krahët e tij. I fejuari im kërkoi të martohesha me të e unë e dashuruar, siç isha, pa menduar dy herë i thashë “po”. Ai iku. Më tha që kishte një punë dhe do vinte më vonë. Më tha të bëhesha gati se do ishte një ditë e veçantë për ne…
Isha shumë e lumtur, e prita dhe ai erdhi me një tufë të madhe me lule në shtëpinë time dhe me një unazë që mua më kishte pëlqyer pak ditë më parë në një vitrinë.
Dolëm na shtëpia dhe shkuam për të ngrënë. Ai ishte shumë i shqetësuar, edhe pse më tha se çdo gjë ishte në rregull, vetëm se donte t’më fliste për diçka, e që unë nuk e kuptoja…
Tha, flasim pas darke… Dhe, në darkë, për çudi, më tha:
“A më do, vërtet?”.
Unë nuk kuptova pse ma bëri atë pyetje dhe fillova të bëhesha nervoz me sjelljet e tij.
Ai më tha t’i betohesha që nuk do ta lija kurrë, më tha se para se t’më njihte mua kishte pasur një tjetër dhe se me të kishte pasur një fëmijë, që tani ishte dy vjeç, por nuk ma kishte thënë nga frika se mos e lija. Më ra bota në kokë dhe nuk e kuptoja pse e kishte mbajtur fshehur një gjë të tillë një vit që ishim bashkë, që ishte bërë një me familjen time, ishte shok me nënën time
Dhe, për një çast sytë m’u errësuan dhe i thashë të dalim nga lokali se më merreshin mendtë.
Dolëm nga lokali dhe u nisëm për në shtëpi. Për një çast nervoza m’u shtua edhe më shumë dhe i thashë ta ndalte veturën dhe zbrita në mes të autostradës.
Nuk doja më ta shihja. E ndala të parën veturë që ishte pas nesh dhe e luta t’më shoqëronte deri në Prizren, e prej aty e kisha lehtë të shkoja në lagjen time, ani pse ndodhej në periferi të Prizrenit, në drejtim të Prishtinës…
Sidoqoftë, isha shumë e re ta kuptoja e nuk dija ta falja. Kështu që nuk e kam falur as sot e kësaj dite, edhe pse nga ajo kohë kaluan mbi dy muaj…/tetovasot