VV paralajmëron kundërshtimin me të gjitha mjetet marrëveshjen për kodin telefonik

08.09.2015 13:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
VV paralajmëron kundërshtimin me të gjitha mjetet marrëveshjen për kodin telefonik

Vetëvendosje, përmes një kumtese për medie ka paralajmëruar se do të kundërshtojë me të gjitha mjetet realizimin e Marrëveshjes për telefoninë mobile që është nënshkruar në Bruksel ndërmjet Kosovës e Serbisë.

Rruga e Kosovës për t’u pajisur me kod ndërkombëtar të telefonisë është aplikimi për anëtarësim në International Telecomunication Union (ITU) në Gjenevë. Kjo rrugë nuk kalon as nga Beogradi por as nga Vjena, thotë Vetëvendose me kumtesë.

ITU është një agjenci e OKB-së, siç është dhe UNESCO. Procedura për pajisje me kod ndërkombëtar fillon me aplikimin për anëtarësim në ITU. Ndonëse nuk është ende anëtare e OKB-së, Kosova ka të drejtë të aplikojë dhe të pajiset me kod ndërkombëtar, mbështetur në Nenin 2, pika c, të Kushtetutës së ITU. Ka shumë raste të shteteve që nuk janë anëtare të OKB të cilat tashmë janë anëtare të ITU dhe janë pajisur me kod.

Këtë fakt në mënyrë të përsëritur e kanë vënë në pah ekspertët e kësaj fushe kurdo që u është dhënë rasti si dhe e ka theksuar për vite me radhë Lëvizja VETËVENDOSJE!. Kështu që negociatorët e Brukselit, Kryeministri Mustafa, Ministri i Jashtëm Thaçi dhe Ministrja Tahiri dhe ministritë përkatëse nuk mund të thonë se nuk e kanë ditur. E kanë ditur mirë, por arsyeja pse e kanë futur kodin ndërkombëtar të telefonisë së Kosovës në negociata me Serbinë është maskimi i asaj që tani doli haptazi dhe publikisht, zgjerimi i operatorit të Serbisë në Kosovë. Kjo nënkupton se Serbisë do t’i jepen resurse të Kosovës, pra sovranitet.

Austria mund të aplikojë për resurse plotësuese numerike të vetat me çfarëdo preteksti por ato resurse dhe ai kod që do të përftohej në këtë mënyrë do të jenë të Austrisë e jo të Kosovës. Kjo sepse kodet nuk janë as të transferueshme e as te tregtueshme. Pra, me një kod që pritet të marrë Austria nuk do të zgjidhej asnjë problem që aktualisht ka Kosova për shkak të mungesës së kodit të vet. Kodi telefonik ndërkombëtar është çështje sovraniteti shtetëror.

Atë që ka “fituar” Kosova me këtë pjesë të marrëveshjes është degradimi i mëtutjeshëm i tregut të telekomunikacionit, pasuri publike tepër e çmuar por e shterrshme, dhe pranimin e sovranitetit të Serbisë në Kosovë.

Prandaj edhe kjo marrëveshje do të kundërshtohet më të gjitha mjetet nga Vetëvendosej, përfundon kumtesa.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Murati kritikon Komunën e Prishtinës për transportin publik: Shkelje e plotë e ligjit

Murati kritikon Komunën e Prishtinës për transportin publik: Shkelje e plotë e ligjit

Parlamenti Evropian me mesazh për Kosovën: Përshpejtoni reformat që lidhen me BE-në

Parlamenti Evropian me mesazh për Kosovën: Përshpejtoni reformat që lidhen me BE-në

Trump e quan udhëtimin e G7-ës “sukses të madh”

Trump e quan udhëtimin e G7-ës “sukses të madh”

PE miraton raportin për Shqipërinë, Rama: Rezultati ndan dezinformimin digjital nga realiteti i projektit Vjosë- Nartë

PE miraton raportin për Shqipërinë, Rama: Rezultati ndan dezinformimin digjital nga realiteti i projektit Vjosë- Nartë

Halil Kastrati paralajmëron qytetarët: Po keqpërdoret identiteti im për mashtrime financiare

Halil Kastrati paralajmëron qytetarët: Po keqpërdoret identiteti im për mashtrime financiare

LVV falënderon mërgatën për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit: Morëm mbi 75 për qind të votave

LVV falënderon mërgatën për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit: Morëm mbi 75 për qind të votave

Dy persona gjobiten me nga 200 euro për hedhje të mbeturinave në vende të papërshtatshme në Ferizaj

Dy persona gjobiten me nga 200 euro për hedhje të mbeturinave në vende të papërshtatshme në Ferizaj

CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së