Nënkryetari i Prishtinës Dardan Sejdiu ka reaguar ndaj intervistës së kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa në televizionin publik.
“Mua po më vjen marre qysh juve nuk po ju vjen marrë çka po flisni o kryeminister! Turpi i botes jeni”, ka shkruar duke shfaqur habi Sejdiu në Facebook.
Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa edhe sonte ka qenë shumë i rreptë kundër aktivistëve të Vetëvendosjes, të cilët sipas tij, po i ngatërrojnë nocionet e privatësisë me nocionet politike.