Ismet Beqiri i reagon Visar Imerit: Jeni komunistë, marksistë, e leninistë

27.08.2015 18:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Ismet Beqiri i reagon Visar Imerit: Jeni komunistë, marksistë, e leninistë

Sekretari i LDK-së, Ismet Beqiri i është kundërpërgjigjur kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, i cili e ka quajtur kryeministrin Isa Mustafa, dinak dhe të poshtër
Beqiri për ORAinfo, ka thënë se nuk janë të befasuar me gjuhën të cilën po e përdorë Vetëvendosje.

“Qytetarët janë ata që do t’ia tregojnë vendin jo vetëm Ymerit, por edhe të tjerëve të cilët me sjelljet e tyre, me vandalizmat e tyre tregojnë se sa janë të papërgjegjshëm, se janë kundër ndërtimit të shtetit të Kosovës, të cilët me asnjë çmim nuk zgjedhin rrugë për ta dëmtuar pronën publike dhe atë private. Këta alternativë e kanë vetëm rrugën dhe kjo është për keqardhje”, ka thënë Beqiri.

Ai i ka quajtur të papranueshme edhe sjelljet e VV-së ndaj familjes së kryeministrit Mustafa.

“Ne si LDK, kryeministri Mustafa jemi për ta ndërtuar një shtet demokratik, të barabartë për të gjithë, një shtet që e pranon ofertën, ndihmën dhe kontributin e vazhdueshëm të miqve tanë, në këtë rast të SHBA-ve dhe BE-së. Ne jemi të bindur se ata nuk bëjnë diçka që e dëmton vendin tonë.Ne kemi besim të plotë në miqtë tanë, në të cilët jemi thirrur vazhdimisht për të na dal në ndihmë”, tha Beqiri.

Ai madje sjelljet e Vetëvendosjes i ka quajtur si sjellje komuniste.

“Qytetarët e Kosovës nuk e duan regjimin komunist, nuk i duan marksistat e leninistat, nuk i duan ata që edhe sot punojnë në gjysmë ilegalitet, por i duan ata që i ofrojnë vendit perspektivë dhe zhvillim ekonomik”, tha Beqiri. /ORAinfo/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Trump e quan udhëtimin e G7-ës “sukses të madh”

Trump e quan udhëtimin e G7-ës “sukses të madh”

PE miraton raportin për Shqipërinë, Rama: Rezultati ndan dezinformimin digjital nga realiteti i projektit Vjosë- Nartë

PE miraton raportin për Shqipërinë, Rama: Rezultati ndan dezinformimin digjital nga realiteti i projektit Vjosë- Nartë

Halil Kastrati paralajmëron qytetarët: Po keqpërdoret identiteti im për mashtrime financiare

Halil Kastrati paralajmëron qytetarët: Po keqpërdoret identiteti im për mashtrime financiare

LVV falënderon mërgatën për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit: Morëm mbi 75 për qind të votave

LVV falënderon mërgatën për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit: Morëm mbi 75 për qind të votave

Dy persona gjobiten me nga 200 euro për hedhje të mbeturinave në vende të papërshtatshme në Ferizaj

Dy persona gjobiten me nga 200 euro për hedhje të mbeturinave në vende të papërshtatshme në Ferizaj

CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së

“53, 22, 18, 7” – Cakolli: Ndarja e mandateve në Kuvend, pothuajse çështje e kryer

“53, 22, 18, 7” – Cakolli: Ndarja e mandateve në Kuvend, pothuajse çështje e kryer

Shpërndarja e mandateve deri tani: Vetëvendosje 53 ulëse, PDK 22, LDK 18, AAK 7

Shpërndarja e mandateve deri tani: Vetëvendosje 53 ulëse, PDK 22, LDK 18, AAK 7