Ambasada amerikane: Marrëveshjet që respektojnë sovranitetin, fitore për të gjithë

26.08.2015 16:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Ambasada amerikane: Marrëveshjet që respektojnë sovranitetin, fitore për të gjithë

Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë përmes një deklarate dërguar medieve, përgëzon Qeverinë e Republikës së Kosovës për arritjen e katër marrëveshjeve në Bruksel.

“Këto marrëveshje, të cilat e respektojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, do të përmirësojnë jetët e gjithë njerëzve në Kosovë dhe janë fitore e të gjitha palëve”, thuhet në deklaratën e Ambasadës.

Diskutimet që u lehtësuan nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së rezultuan me marrëveshjet për energjinë, telekomunikimet, themelimin e një Asociacioni të Komunave me shumicë Serbe, si dhe për lirinë e lëvizjes dhe urën e Mitrovicës.
“Këto hapa do të forcojnë stabilitetin rajonal, do të kontribuojnë në normalizimin e marrëdhënieve me fqinjët e Kosovës, dhe do t’i ndihmojnë Kosovës që të vazhdojë rrugëtimin e saj të përafrimit në integrimet me institucionet Euro-Atlantike”, thuhet në deklaratë.

Ambasada thotë se SHBA-të fuqimisht përkrahin procesin e dialogut dhe e kuptojnë se ky kërkon marrjen e vendimeve të vështira nga të gjitha palët, dhe e çmon kurajon që është e nevojshme për të shikuar drejt së ardhmes.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Parlamenti Evropian me mesazh për Kosovën: Përshpejtoni reformat që lidhen me BE-në

Trump e quan udhëtimin e G7-ës “sukses të madh”

PE miraton raportin për Shqipërinë, Rama: Rezultati ndan dezinformimin digjital nga realiteti i projektit Vjosë- Nartë

Halil Kastrati paralajmëron qytetarët: Po keqpërdoret identiteti im për mashtrime financiare

LVV falënderon mërgatën për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit: Morëm mbi 75 për qind të votave

Dy persona gjobiten me nga 200 euro për hedhje të mbeturinave në vende të papërshtatshme në Ferizaj

CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së

“53, 22, 18, 7” – Cakolli: Ndarja e mandateve në Kuvend, pothuajse çështje e kryer