Mustafa: Marrëveshjet janë në përputhje me Kushtetutën!

25.08.2015 23:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Mustafa: Marrëveshjet janë në përputhje me Kushtetutën!

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, në një bisedë ekskluzive për Telegrafin, ka konfirmuar arritjen e katër marrëveshjeve duke theksuar se këto marrëveshje janë në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe me ligjet e Republikës së Kosovës dhe me standardet më të mira evropiane. “Me këto marrëveshje, Serbia e ka njohur përfundimisht shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës…”, tha Mustafa.

Kryeministri Mustafa bëri të ditur po ashtu se Asociacioni i Komunave nuk do të ketë kompetenca ekzekutive dhe nuk do të jetë pushtet i tretë në Kosovë.

Telegrafi: Zoti kryeministër, cili është bilanci i bisedimeve të sotme në Bruksel. Sa marrëveshje u arritën dhe çfarë realisht ndodhi gjatë ditës?

Mustafa: Pas një dite të gjatë bisedash, sot nënshkruam katër marrëveshje në kuadër të procesit të dialogut për normalizimin e relacioneve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe të ndihmuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjatë raundit të sotëm të dialogut, pas disa orësh të bisedave të gjata dhe të vështira mund të them, ndërmjet delagacioneve shtetërore të Kosovës dhe Serbisë, ne, dy kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë, nënshkruam Marrëveshjen për parimet bazë për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, Marrëveshjen për kodin telefonik të Kosovës (Planin aksional të telekomit), marrëveshjen mbi energjinë (konkretisht Konkluzionet e BE-së për implementimin e marrëveshjes për energjinë të vitit 2013) dhe Konkluzionet për lëvizje të lirë mbi lumin Ibër.

Marrëveshjet janë realizuar në harmoni të plotë me Kushtetutën e Kosovës, me ligjet e Kosovës dhe me njohjen e pronësisë së Kosovës mbi të gjitha asetet dhe pasuritë e saj.

Telegrafi: A janë në përputhje me ligjet e Kosovës këto marrëveshje?

Mustafa: Ashtu siç e kemi thënë në vazhdimësi, këto marrëveshje janë në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe me ligjet e Republikës së Kosovës dhe me standardet më të mira evropiane.

Edhe sa i përket Asosciacionit të Komunave, ky asociacion nuk do të ketë kompetenca ekzekutive. Duhet të theksohet se Marrëveshja për parimet për asoscionin parasheh që ajo së bashku me vendimin duhet të kalojë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës në dy faza, ku do të vërtetohet bazueshmëria kushtetuese e saj.

Telegrafi: Zoti kryeministër, çfarë përfiton Kosova në aspektin politik, ekonomik dhe në proceset integruese evropiane nga këto marrveshje, duke pas parasysh edhe Samitin e Vjenës që zhvillohet në ditët në vijim?

Mustafa: Me këto marrëveshje, Republika e Kosovës ka bërë një hap të madh për fuqizimin e shtetësisë dhe të sovranitetit të saj. Ato, po ashtu, do të kenë ndikim të rëndësishëm në proceset integruese në strukturat euroatlantike dhe në zhvillimin ekonomik të vendit.

Me këto marrëveshje, Serbia e ka njohur përfundimisht shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës dhe Kosova tashmë do të ec edhe më fuqishëm në rrugën e saj të përmbylljes së procesit të njohjeve dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare dhe në Kombet e Bashkuara.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit

Latifi: Plani i BIA-s që iu gjet Shehollit e konfirmon atë që e kemi paralajmëruar, Serbia do shkatërrimin e Kosovës përmes arabizimit

Zbulohet audio-incizimi Sheholli-Dimic: “Nesër është dita kur duhet me pasë kujdes, me u rujt..”

Zbulohet audio-incizimi Sheholli-Dimic: “Nesër është dita kur duhet me pasë kujdes, me u rujt..”

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë