Fitore spektakolare thotë se ka shënuar Serbia. Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë pohoi pas arritjes së marrëveshjeve, që fitorja e Serbisë është bindëse.
“Kur flasim në zhargon sportiv them se rezultati është 5:0 për Serbinë. Mendoj në katër marrëveshjet e nënshkruara sot dhe poeni i pestë, fakti që Serbia më në fund do të marrë përkrahje maksimale për procesin e integrimit evropian, duke përfshirë hapjen e kapitujve”, ka thënë Gjuriq për B92, transmeton Koha.net.
Ai ka thënë se Asociacioni do të ketë kompetenca ekzekutive dhe lidhje direkte me Serbinë.