Ymeri: Qeveria e ka pranuar, ne e refuzojmë “Zajednicen”

25.08.2015 21:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Ymeri: Qeveria e ka pranuar, ne e refuzojmë “Zajednicen”

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka thënë se i tërë procesi i bisedimeve në Bruksel ka qenë i pabarabartë, rrjedhimisht i padrejtë, me karakter asimetrik ndaj Kosovës.
Përmes një postimin në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”, Ymeri ka thënë se “Zajednica”, nuk ka qenë OJQ as në marrëveshjen e prillit të vitit 2013.

Lexojeni të plotë postimin e Ymerit në Facebook:

“Prapë e njëjta metodë nga po e njëjta Qeveri sikur ajo e kaluara: koncesione të dëmshme e të rrezikshme ndaj Serbisë, gënjeshtër e mostransparencë për marrëveshjet, keqpërdorim flagrant e i turpshëm i parasë publike drejt rritjes së pronës private, keqpërdorim i aparatit shtetëror për heshtje të kritikës e protestës, shenjtërim i pronës së Liderit.

I tërë procesi i bisedimeve në Bruksel ka qenë i pabarabartë, rrjedhimisht i padrejtë, me karakter asimetrik ndaj Kosovës. Nuk ka se si të dal ky proces dialogu, i tillë çfarë është, në dobi të Kosovës. E aq më pak ta afirmojë shtetësinë e Kosovës.

Zajednica nuk ka qenë OJQ as në marrëveshjen e prillit të vitit 2013, e lëre më tash me këtë detajizim të kompetencave të saj. Në të vërtetë i tërë ky alarmim i përfaqësuesve të Qeverisë e të shërbyesve të pushtetit flet në vete për hapin e madh që sot Qeveria e Kosovës e bëri drejt bosnjëzimit të Kosovës.

Sa herë që bëhen koncesione të dëmshme dhe shtet-rrënuese ndaj Serbisë na del dikush nga aparati shtet-parti e flet për atë se si Kosova mund të bashkohet me Shqipërinë.

Zajednica në vete përbën kurorëzim të ndarjes së Kosovës në vija etnike. Kështu ajo o refuzohet në tërësinë e saj, me cilëndo formë që merr, ose pranohet si parim dhe praktikë e një Kosove pa republikë e pa perspektivë zhvillimi.

Qeveria e ka pranuar Zajednicën. Këta matrapazë negociatorë të udhëhequr nga kryematrapazi Isa Mustafa, janë ata që po e vjedhin pasurinë e qytetarëve për ta shndërruar atë herë në të mirë materiale të djemve e vëllezërve të tyre, e herë në pronë publike të strukturave ilegale të Serbisë.

Ne e refuzojmë atë në tërësinë e saj, edhe si parim edhe si praktikë, dhe do ta kundërshtojmë jetësimin e saj në secilin rast dhe secilën instancë” (sic.), ka shkruar Ymeri në Facebook.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit

Latifi: Plani i BIA-s që iu gjet Shehollit e konfirmon atë që e kemi paralajmëruar, Serbia do shkatërrimin e Kosovës përmes arabizimit

Zbulohet audio-incizimi Sheholli-Dimic: “Nesër është dita kur duhet me pasë kujdes, me u rujt..”

Zbulohet audio-incizimi Sheholli-Dimic: “Nesër është dita kur duhet me pasë kujdes, me u rujt..”

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë