Para pak minutash pala kosovare dhe ajo serbe janë marrë vesh në Bruksel, që ‘Parku i paqes’ të largohet nga Ura e Ibrit, e cila më pastaj do të jetë e lirë për qarkullim pas 16 vitesh.
Arritjen e marrëveshjes për Veriu.info e konfirmuar kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili ka treguar se ura do të lirohet më 15 tetor, e jo më 1 tetor siç ishte paralajmëruar.
“Sapo është arritur marrëveshja për largimin e barrikadës mbi Urën e Ibrit, e cila po quhet edhe si ‘Parku i Paqes’. Ura do të jetë e lirë më 15 tetor”, ka thënë Bahtiri .
Ndryshe, sot në marrëveshja rreth telekomunikacionit, ku delegacioni i Prishtinës dhe i Serbisë, janë dakorduar që Serbia të ketë kompaninë e saj të telekomunikacionit në Kosovë, ndërsa Austria do të aplikoj për kodin telefonik të Kosovës./e/