Vetëvendosje e quan të dhunshëm veprimin e policisë në Prapashticë

25.08.2015 17:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Vetëvendosje e quan të dhunshëm veprimin e policisë në Prapashticë

Lëvizja Vetëvendosje e ka quajtur të dhunshëm veprimin e Policisë së Kosovës ndaj aktivistëve që ishin nisur në Prapashticë, te prona private e Isa Mustafës, për një aksion simbolik.

Ky është reagimi i Vetëvendosjes:

Sot, rreth orës 14:30, aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! u nisën për në fshatin Prapashticë ku do të vendosnin një pano pranë vilës luksoze të kryeministrit Isa Mustafa, me mbishkrimin “Shiti pronat e tua, e jo Kosovën”.

Policia e Kosovës i bllokoi aktivistët duke ua konfiskuar mjetet e transportit për rreth një orë. Ndërkohë aktivistët, së bashku me mediat u nisën në këmbë drejt villës së kryeministrit.

Në fshatin Prapashticë, Njësiti Special i Policisë së Kosovës ka bllokuar rrugën me kordon policor, duke ua pamundësuar aktivistëve kalimin. Megjithëse e kishte të qartë se krejt çka do të bënin aktivistët ishte vendosja paqësore e asaj panoje, Policia e Kosovës filloi arrestimin e aktivistëve dhe përdorimin e sprejit lotsjellës, për t’i shpërndarë ata.

Ky veprim politik i Policisë së Kosovës, paragjykues ndaj aktivistëve tanë, tregon se si dhuna policore në Kosovë po rritet paralelisht me rritjen e kompromiseve në Bruksel. Është e qartë që sa më shumë po lëshon pe qeveria jonë ndaj Serbisë, aq më e pakompromis po bëhet ndaj qytetarëve.

Aktivistët tanë vazhdojnë të qëndrojnë atje dhe të përpiqen që ta kryejnë aksionin e tyre. Ne i bëjmë thirrje Policisë së Kosovës që urgjentisht ta lirojë rrugën dhe të mos e shkelë lirinë e lëvizjes, të shprehjes dhe të protestës.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit

Latifi: Plani i BIA-s që iu gjet Shehollit e konfirmon atë që e kemi paralajmëruar, Serbia do shkatërrimin e Kosovës përmes arabizimit

Zbulohet audio-incizimi Sheholli-Dimic: “Nesër është dita kur duhet me pasë kujdes, me u rujt..”

Zbulohet audio-incizimi Sheholli-Dimic: “Nesër është dita kur duhet me pasë kujdes, me u rujt..”

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë