Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, dhe homologu i tij serb, Aleksander Vuçiq, nën ndërmjetësimin e përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherini, pritet që t’ia “lidhin kryet” marrëveshjes së shumëpërfolur për Asociacionin e Komunave Serbe në Kosovë.
Dy liderët, në një raund bisedimesh që pritet të jetë me shumë tensione, do ta konkretizojë idenë se si do të duket “Zajednica” në periudhën vijuese, me kompetenca ekzekutive siç po e kërkon Serbia apo si një OJQ siç po propozon Kosova.
E në anën tjetër, BE duket se do ta gjejë një kompromis ndërmjet dy propozimeve, që Asociacioni të mos i ketë kompetencat e një autonomie politike e territoriale, por jo edhe si bashkësi dekori.