Të rinjtë e AAK-së protestojnë për demarkacionin

E publikuar: 25/08/2015 09:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nëpërmjet një njoftimi për media, Aleanca e të Rinjve të Kosovës (ARK), ka bërë të ditur se sot, ora 09:00, proteston para ndërtesës së Qeverisë dhe Presidencës së Kosovës

“Aleanca e të Rinjve të Kosovës (ARK), sot (25 gusht), në orën 09:00, do të zhvillojnë një protestë simbolike para ndërtesës së Qeverisë dhe Presidencës së Kosovës, për të shprehur mospajtimin e tyre me demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. Ky do të jetë paralajmërimi i fundit se nuk do të tolerohet vendosja e kufirit në dëm të Kosovës”, thuhet në njoftim.