Vucic i quan me emrin e vërtetë delegacionin e Kosovës: Injorantë (Video)

E publikuar: 24/08/2015 22:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri Isa Mustafa me vartësit e tij do të takohet edhe të martën me Aleksandar Vuçiq, por ekipin nga Kosova, ky nuk po e konsideron si palë të negociatave që tash e 4 vjet zhvillohen në Bruksel, në zyrën e Federika Mogerinit.

Kryeministri serb po thotë një ditë para takimit të radhës, se palë e negociatave janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, njofton Klan Kosova.

Vuçiq ka thënë se “përfaqësuesit e Prishtinës, vetëm rrinë ulur aty edhe papritur thonë: “Asociacioni nuk do të ketë kompetenca ekzekutive”. “Por nuk e kanë as idenë se çfarë janë kompetencat ekzekutive”.

Në këtë pikën e kompetencave, Vuçiq, ka polemizuar edhe me një gazetare kur e pyet se çfarë do të jenë ato.