Thaçi: Të martën arrihet marrëveshja për Asociacionin (Video)

23.08.2015 22:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Thaçi: Të martën arrihet marrëveshja për Asociacionin (Video)

Ministri i jashtëm Hashim Thaçi, thotë se javën e ardhshme do të arrihet marrëveshja për Asociacionin e komunave serbe. Ai th se ky Asociacion nuk do të ketë karakter ekzekutiv.

Thaçi ka thënë se Serbia gjithnjë ka dashur të krijojë një Republika Srbska në Kosovë, por sipas tij, një gjë e tillë nuk do të lejohet.

“Vlerësoj se do të arrihen marrëveshje të reja, në veçanti ajo për Asociacionin e komunave më shumcië serbe. Një Asociacion ky që nuk do të ketë asnjë karakter ekzekutiv”, ka thënë ai.

“Është vetëm i vullnetit të mirë. Një mundësi e komunikimit ndërkomunal në Kosovë”, ka thënë ai.

Ai ka folur për herë të parë për media pas përplasjes me homologun serb, Ivica Daçiq në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit.

Ai ka thënë që asnjë gjykatë nuk do mund t’i barazojë gjenocidin serb në Kosovë me ndonjë krim eventual individual që mundë ta ketë kryer nga ndonjë shqiptar.

“Natyrisht askush nuk do të mund t’i barazoj apo të bëjë balancë të gjenocidit të Serbisë të kryer në Kosovë me ndonjë lëshim eventual apo gabim individual të individëve të dëshpëruar në periudhën e luftës prej komuniteti shqiptar. Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë dhe kjo gjë tanimë dihet botërisht”, ka thënë Thaçi në një intervistë për Zërin e Amerikës.

Ai duke foluar për proceduar e krijimit të Gjykatës Speciale ka deklaruar që vendimet politike janë marrë dhe tashmë është duke u pritur vetëm vendimi i Gjykatës Kushtuese për këtë çështje e më pastaj do të bëhen hapat e parë drejt themelimit të speciales.

“Tanimë është çështje e institucioneve të Kosovës bashkërisht me autoritetet ndërkombëtare, të Bashkimit Evropian, kjo çështje tanimë është në Gjykatën Kushtetuese, si çështje e ngritur nga paritë opozitare. Do të merret opinioni i Gjykatës Kushtetuese, ne besojmë plotësisht që vendimi i Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe votimi ka qenë i drejt dhe kushtetues. Unë shpresoj që gjërat do të lëvizin gradualisht, tanimë është më shumë aspekt procedural sesa çështje e vendimeve politike”, ka thënë Thaçi.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kurti 4 rikthen Kodin e ri Civil, u bllokua për shkak të nenit që u hapte rrugë martesave të personave të gjinisë së njëjtë

Kurti 4 rikthen Kodin e ri Civil, u bllokua për shkak të nenit që u hapte rrugë martesave të personave të gjinisë së njëjtë

Deputeti i LVV-së: Shpejt do ta bëjmë ligjin për automjete, kufizimi i importit me 10 vjet është i pakumtimtë

Deputeti i LVV-së: Shpejt do ta bëjmë ligjin për automjete, kufizimi i importit me 10 vjet është i pakumtimtë

“Nuk mjaftojnë 10 apo 20 milionë” – Rashiti kërkon 100 milionë euro për mobilizim ndërkombëtar për Specialen

“Nuk mjaftojnë 10 apo 20 milionë” – Rashiti kërkon 100 milionë euro për mobilizim ndërkombëtar për Specialen

Ish-ministri gjerman i reagon Daçiqit për “valvitjen e flamurit serb mbi Prizren”: E gjora Serbi, kjo çon në luftë

Ish-ministri gjerman i reagon Daçiqit për “valvitjen e flamurit serb mbi Prizren”: E gjora Serbi, kjo çon në luftë

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë