Marrëveshja për kufirin me Podgoricën nënshkruhet në Vjenë, stanet e shqiptarëve mbesin brenda Malit të Zi

22.08.2015 14:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Marrëveshja për kufirin me Podgoricën nënshkruhet në Vjenë, stanet e shqiptarëve mbesin brenda Malit të Zi

Gazeta malazeze Vijesti ka njoftuar se marrëveshja për demarkacionin, e cila ishte negociuar me Malin e Zi në vitin 2009, do të nënshkruhet në Vjenë, gjatë samitit të Ballkanit Perëndimor, që do të mbahet më 27 gusht në kryeqytetin austriak.
Duke u thirrur në burime qeveritare, ky medium njofton se kufiri i Malit të Zi me Kosovën do të jetë ai i vitit 1974.

Mali i Zi përveç Kosovës, do të nënshkruaj marrëveshje edhe me Bosnjën e Hercegovinën.

Aty do të jenë Presidentja Jahjaga dhe Presidenti i Malit të Zi Filip Vujanovic, ndërkohë që marrëveshja do të nënshkruhet nga Ministrat e Jashtëm edhe ata të Brendshëm.

Po ashtu, i pranishëm do të jetë edhe Presidenti austriak Heinz Fischer.

Burime nga qeveria e Malit të Zi kanë thënë se lokacionet në Kullë afër Rozhajës dhe në Grykën e Rugovës poshtë Çakorrit ku ndodhen stanet e shqiptarëve, sipas marrëveshjes do të mbesin brenda territorit të Malit të Zi.

Gazeta e Malit të Zi “Vijesti” ka cituar Qeverinë e Kosovës duke thënë se marrëveshja për kufirin është në pajtim me Kushtetutën e vitit 1974.

Vijesti po ashtu transmeton lajmet nga Kosova dhe kontestimet për këtë marrëveshje duke thënë se të gjitha 79 kilometrat janë dhe veçmas 900 metrat janë kontestuese te Kulla dhe Bjeshka e Çakorrit. Theksohet se pikërisht tek pikëkalimi i Kullës, në rrugën Pejë –Rozhajë, kufiri është i vendosur pesë kilometra brenda territorit të Kosovës dhe me këtë rast Kosovës i janë marrë 12 mijë hektarë, të cilat i takojnë me kadastër Komunës së Pejës.

Vijesti ka njoftuar edhe për protestat e Ramush Haradinajt në lidhje me këtë çështje. Prishtina dhe Podgorica rreth kësaj teme kanë negociuar në vitin 2009.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Berisha pas vizitës së ambasadorit amerikan, “SPAK është armik i pluralizmit, amnistoi krimin elektoral”

Kurti 4 rikthen Kodin e ri Civil, u bllokua për shkak të nenit që u hapte rrugë martesave të personave të gjinisë së njëjtë

Deputeti i LVV-së: Shpejt do ta bëjmë ligjin për automjete, kufizimi i importit me 10 vjet është i pakumtimtë

“Nuk mjaftojnë 10 apo 20 milionë” – Rashiti kërkon 100 milionë euro për mobilizim ndërkombëtar për Specialen

Ish-ministri gjerman i reagon Daçiqit për “valvitjen e flamurit serb mbi Prizren”: E gjora Serbi, kjo çon në luftë

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm