Oliver Ivanoviqi ndërpreu grevën e urisë

E publikuar: 22/08/2015 13:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lideri i Iniciativës qytetare SDP Oliver Ivanoviq e ka ndërprerë sot grevën e urisë, ka deklaruar mjeku Milan Jakovljeviq.
Mjeku ka thënë për Tanjug, se Ivanoviq pas lutjeve nga shumë palë gjatë ditëve të shkuara, ka vendosur që sot ta ndërpresë grevën, transmeton Koha.net.

Ivanoviq e ka ndërprerë grevën 16 ditëshe të urisë të cilën e kishte filluar në burgun e Mitrovicës që t’i lejohet mbrojtja në liri. Paraburgimi i mbaron edhe katër ditë e procesi gjyqësor kundër tij vazhdon më 10 shtator.

Ivanoviq akuzohet për krime lufte ndaj civilëve shqiptarë në vitet 1999 – 2000.