Kosova bëhet me Këshill Kombëtar për Ndryshime Klimatike

21.08.2015 14:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kosova bëhet me Këshill Kombëtar për Ndryshime Klimatike

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme, të 45-tën me radhë, aprovoi Projektligjin për Statusin dhe të drejtat e personave paraplegjikë dhe tetraplegjikë.

Me këtë Projektligj rregullohet statusi dhe të drejtat e personave të cilët për shkak të sëmundjeve apo dëmtimit kanë humbur përherë mundësinë e zhvendosjes dhe të lëvizjes së ekstremiteteve të poshtme apo të personave që për shkak të sëmundjeve apo dëmtimit kanë humbur përherë mundësinë e zhvendosjes apo lëvizjes së ekstremiteteve të sipërme dhe të poshtme.

Përfituesit nga ky projektligj mbrohen nga të gjitha llojet e abuzimit dhe të diskriminimit, fyerjes dhe gëzojnë të drejtat dhe liritë e tyre në mënyrë të barabartë me të tjerët bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjet në fuqi, standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut të njohura nga Konventa Ndërkombëtare për të drejtat e njeriut me theks të veçantë në standardet dhe parimet e përcaktuara me konventat ndërkombëtare për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara.

Edhe Projektligji për Mjekësinë Ligjore ka marrë miratimin e kabinetit qeveritar në mbledhjen e sotme. Përmes këtij projektligji do të arrihen këto synime: avancimi i fushës së mjekësisë ligjore në Kosovë, rritja e efikasitetit dhe efektivitetit sa i përket autopsive dhe ekzaminimeve mjeko-ligjore, harmonizimi i dispozitave ligjore dhe të Ligjit për Mjekësinë Ligjore, të Ligjit për Departamentin e Mjekësisë Ligjore, dispozitat përkatëse të nenit të procedurës penale si dhe departamenti aktual i mjekësisë ligjore do të avancohet në nivel të Agjencisë si organ qendror i Administratës shtetërore dhe do të funksionoj nën vartësi të ministrit të Drejtësisë.

Kabineti qeveritar miratoi vendimin për t’i rekomanduar Presidentes së Republikës së Kosovës autorizimin e ministrit të Financave për nënshkrimin e Marrëveshjes së Kredisë me Bankën Botërore për Projektin e Përmirësimit të Sistemit të Arsimit në Kosovë, i cili ka për qëllim forcimin e sistemeve të përzgjedhura që kontribuojnë në përmirësimin e cilësisë, llogaridhënies, efikasitetin e arsimit në Republikën e Kosovës.

Po ashtu Qeveria aprovoi Nismën për lidhjen e Marrëveshjes për heqjen e ndërsjellë të vizave hyrëse për bartësit e pasaportave diplomatike dhe shërbimit, ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Shtetit të Kuvajtit, e cila përveç rëndësisë në përmbajtjen e saj, do të avancoj edhe më tutje marrëdhëniet ekzistuese shumë të mira ndërmjet dy vendeve.

Qeveria e Kosovës mori vendim për themelimin e Këshillit Kombëtar për Ndryshime Klimatike. Këshilli ka përgjegjësinë e përcjelljes së zbatimit të dokumenteve strategjike dhe planeve të veprimit për ndryshimet klimatike në përputhje me angazhimet e Konventës Kornizë për Ndryshimet Klimatike të Kombeve të Bashkuara dhe Protokollit të Kijotos.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit

Latifi: Plani i BIA-s që iu gjet Shehollit e konfirmon atë që e kemi paralajmëruar, Serbia do shkatërrimin e Kosovës përmes arabizimit

Zbulohet audio-incizimi Sheholli-Dimic: “Nesër është dita kur duhet me pasë kujdes, me u rujt..”

Zbulohet audio-incizimi Sheholli-Dimic: “Nesër është dita kur duhet me pasë kujdes, me u rujt..”

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë