Paguan nga 100 mijë dollarë femrat për takime

E publikuar: 20/08/2015 23:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Është një person në Miami i cili quhet John. Ai është në të 40-at, dhe ka të ardhura diskrete. Ai është i gjatë dhe kujdeset shumë për veten. Madje në bazë të opinionit të gazetarit të këtij shkrimi, ai është shumë atraktiv.

Poashtu ka theks anglezë që e bënë të tingëllojë edhe më seksi. Por pse ky person po paguan 100 mijë dollarë një femër për takime? Këtë e tregon vet Johni.

“Nuk se po marr ndonjë vajzë në rrugë. Nuk paguaj prostitute. Por i takoj këto vajza, i njohë më mirë dhe pastaj u bëjë favore financiare. Nëse do të isha i martuar mbase do të veproja njësoj. Unë jam duke u takuar me një vajzë e cila po kërkon stabilitet dhe unë po e ndihmojë. Nëse nuk do të kishte seks në këtë mes mbase nuk do ta bëja”, thotë John.

Por kur është bërë ai një person i cili financon “të dashurat e tij”. “Mbase para 3 viteve.

Kjo i thjeshtëson shumë gjërat dhe e largon stresin nga një lidhje. Pasi që nëse do të ishte një lidhje normale, do të kisha më shumë gjëra për të menduar.

Me këtë unë e di cila është marrëveshja dhe vajzat e dinë pse jam me to”, shpjegon ai. Ai thotë se paguan 1 mijë dollarë sa herë që takohen me ndonjërën nga vajzat, por që shuma mund të shkoj deri në 100 mijë dollarë./Zeri/