Kjo video nuk i bën nderë Presidentit Ibrahim Rugova (VIDEO)

20.08.2015 18:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kjo video nuk i bën nderë Presidentit Ibrahim Rugova (VIDEO)

Presidenti Ibrahim Rugova gjatë bombardimeve të NATO’s, saktësisht më 28 prill, ishte paraqitur në një konferencë për media me Presidentin e Serbisë Milan Milutinovic, në Prishtinë, disa javë pasi kishte takuar Presidentin e RFJ’së, Slobodan Milosevic.

Pavarësisht se për këto takime është thënë se nuk kanë ndodhur me vullnetin e Rugovës, ai është dashur të tregohet më burrështetas, sikur që kishte bërë Izetbegovic kur ishte kapur nga Armata Jugosllave në Aeroportin e Sarajevës më 1992. Ndërkohë, i zellshëm me Milutinovicin ishte treguar edhe truproja i Rugovës Adnan Merovci, i cili edhe pse pa asnjë obligim protokollar, përshëndetet ngrohtë me Presidentin e Serbisë.

Ish-Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova, kishte vendosur të qëndronte në Prishtinë gjatë bombardimeve të NATO’s, por kjo është shfrytëzuar nga shteti serb, i cili, siç është thënë atë kohë dhe siç mendohet edhe tani, e kanë përdorur për qëllime të tyre, përcjellë Gazeta Express.

Kështu Rugova, më 1 prill të vitit 1999, kur NATO’ja po bombardonte Serbinë kishte shkuar në Beograd për ta takuar Slobodan Milosevicin, me të cilën ishte detyruar të nënshkruante një “marrëveshje të paqes”, ndërkohë që të njëjtën është detyruar ta bëjë edhe gjatë vizitës së Presidentit të Serbisë Milan Milutinovic, 27 ditë më vonë.

Milutinovic kishte bërë apel nga Prishtina për ndaljen e bombardimeve, ndërsa Rugova në serbisht, kishte thënë se “ne do të përpiqemi t’i krijojmë organet në Kosovë, institucionet e Kosovës që do të jenë për të gjitha komunitetet nacionale dhe për të gjithë qytetarët në Kosovë”.

Pavarësisht se mund të jetë nxjerrë me dhunë para kamerave, Rugova mbase mund të jetë treguar më burrështetas gjatë atyre ditëve, duke refuzuar ta luaj vallen e Millosevicit, sikurse që kishte bërë Presidenti boshnjak Alija Izetbegovic kur kishte kapur nga Armata Jugosllave në vitin 1992.

Izetbegovic ia kishte dalë nëpërmjet telefonit të lidhej direkt në televizonin e Sarajevës duke thënë se “krejt çka mund të them tani është se unë po mbahem i burgosur” duke ia dorëzuar publikisht kompetencat presidenciale vartësve të tij.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


“…Për shkak të zgjedhjeve”, Artan Behrami reagon pas raportimeve për shtyrjen e shpalljes së vendimit nga Haga

“…Për shkak të zgjedhjeve”, Artan Behrami reagon pas raportimeve për shtyrjen e shpalljes së vendimit nga Haga

Avokati Luka Misetic konfirmon se shpallja e verdiktit për Thaçin dhe të tjerët është shtyrë për 20 korrik

Avokati Luka Misetic konfirmon se shpallja e verdiktit për Thaçin dhe të tjerët është shtyrë për 20 korrik

Diskutimet për Osmanin në LDK, Bajrami e Hoti munguan në mbledhje, ish-deputetja tregon arsyen e saj

Diskutimet për Osmanin në LDK, Bajrami e Hoti munguan në mbledhje, ish-deputetja tregon arsyen e saj

Trump: ShBA po bën marrëveshje të jashtëzakonshme për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Trump: ShBA po bën marrëveshje të jashtëzakonshme për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Rikthimi i Osmanit në LDK, Avdyli: Ku është Vjosa, jam edhe unë

Rikthimi i Osmanit në LDK, Avdyli: Ku është Vjosa, jam edhe unë

Abdixhiku: U dakorduam për garim të përbashkët me Vjosa Osmanin

Abdixhiku: U dakorduam për garim të përbashkët me Vjosa Osmanin

MINTI intensifikon kontrollet në tregun e produkteve të qumështit, paralajmëron masa ndëshkuese

MINTI intensifikon kontrollet në tregun e produkteve të qumështit, paralajmëron masa ndëshkuese

Musliu-Shoshi: Ambicia e Kurtit për pushtet absolut e çoi vendin në zgjedhje

Musliu-Shoshi: Ambicia e Kurtit për pushtet absolut e çoi vendin në zgjedhje

LVV me thirrje për mërgatën: Regjistrohuni për të votuar, afati hapet nesër

LVV me thirrje për mërgatën: Regjistrohuni për të votuar, afati hapet nesër

Sekretari i Mbrojtjes së ShBA-së: Armëpushimi me Iranin ende nuk ka mbaruar

Sekretari i Mbrojtjes së ShBA-së: Armëpushimi me Iranin ende nuk ka mbaruar

Agjencia e Kosovës për Akreditim merr vulën amerikane, Kurti: Kosova e para në Evropë me njohje nga CHEA

Agjencia e Kosovës për Akreditim merr vulën amerikane, Kurti: Kosova e para në Evropë me njohje nga CHEA

Haskuka: LVV-ja fiton sërish mbi 50% dhe nuk përjashtohet as arritja e 70 deputetëve

Haskuka: LVV-ja fiton sërish mbi 50% dhe nuk përjashtohet as arritja e 70 deputetëve

949 qendra votimi në 38 komuna, publikohet lista preliminare me mbi 2 milionë votues për zgjedhjet e 7 qershorit

949 qendra votimi në 38 komuna, publikohet lista preliminare me mbi 2 milionë votues për zgjedhjet e 7 qershorit

Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve kundër administrimit të drejtësisë, Specialja refuzon dëshminë e dëshmitarit të dytë të ZPS-së

Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve kundër administrimit të drejtësisë, Specialja refuzon dëshminë e dëshmitarit të dytë të ZPS-së

Zgjedhjet e parakohshme, edhe dy ditë afat për zyrtarizim të koalicioneve

Zgjedhjet e parakohshme, edhe dy ditë afat për zyrtarizim të koalicioneve

LDK sot shqyrton bashkëpunimin me listën e Vjosa Osmanit për zgjedhjet e 7 qershorit

LDK sot shqyrton bashkëpunimin me listën e Vjosa Osmanit për zgjedhjet e 7 qershorit