Presidentja Duhet ta Shpëtojë Thaçin

20.08.2015 15:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Presidentja Duhet ta Shpëtojë Thaçin

Fjalimi i Presidentes Atifete Jahjaga në takimin e radhës të Këshillit Kombëtar Kundër Korrupsionit do duhej të niste me njoftimin se ajo ka nënshkruar dekretin për faljen e dënimit për Abdullah Thaçin.Para këtij takimi, Presidentja do të duhej të kishte dhënë sinjale të qarta se ka nisur procedurat ligjore për faljen e dënimit për Thaçin, duke krijuar komisionin vlerësues për ta vlerësuar kërkesën për ta falur sinjalizuesin e korrupsionit për së paku një pushtetar të Komunës së Prizrenit.Duke pasur parasysh që Kosova është vend me Zero tolerancë kundër Korrupsionit dhe ata që janë në luftë kundër tij janë heronjtë e rinj të Kosovës, rekomandimi i komisionit do të duhej të ishte ky: “Abdullahu duhet falur për shkak se vepra e tij është në të mirë të Republikës së Kosovës”.

Me këtë veprim dhe duke shfrytëzuar pushtetin e saj të jashtëzakonshëm Ligjor dhe Kushtetues, Presidentja Atifete Jahjaga duhet të dëshmojë se është adresë e qartë ku mund të mbrohen qytetarët sinjalizues të korrupsionit.

Duke nxjerrë një dekret për falje, Presidentja do shpëtonte Abdullah Thaqin dhe do motivonte edhe shumë të tjerë ta raportojnë korrupsionin.

Si punonjës banke, Abdullah Thaqi kuptoi se fonde të Republikës së Kosovës kanë kaluar nga llogaria shtetërore në një llogari private.

Edhe pse jo konform procedurave normale, Thaqi vendosi ta ndezë sinjalin i cili mjaftoi që prokuroria të nisë hetimet dhe të ngre aktakuzë ndaj zyrtarëve komunalë të Prizrenit për korrupsion.

Por pa e kumtuar lajmin se keqpërdoruesit e mundshëm të parasë publike u dënuan, sistemi juridik i Kosovës u kujdes që Abdullah Thaqi të vihet para drejtësisë.

Veprimet e tij për ta zbuluar korrupsionin nuk kishin qenë në përputhje me procedurat ligjore dhe gjykata u kujdes që ta trajtojë lëndën e tij.

Në gjyqësorin e Kosovës, ku lëndët vjetërsohen dhe parashkruhen, lënda ndaj Thaqit u trajtua pa ndonjë vonesë, ajo nuk pati asnjë rrezik të parashkruhej apo të futej në sirtarët e gjykatës për të arritur kohën e plakjes.

Parimisht, Thaqi i cili e pranoi se shkeli rregullat e bankës duhet dënuar, por a duhet të shihet dënimi i tij si një gjë pozitiv në sistemin juridik të republikës së re?

Padyshim se dënimi i tij krijon një siguri dhe ambient të mirë te bankat të cilat operojnë në vend.

Në çdo vend normal bankat duhet të kenë mbrojtje dhe siguri juridike dhe kjo nuk duhet të vihet në dyshim. Në dyshim nuk duhet të vihet as siguria e informacioneve dhe transaksioneve bankare.

Por, cili është mesazhi publik i cili përçohet duke e dënuar një sinjalizues korrupsioni, pa i dënuar ende pushtetarët e dyshuar për vjedhje të shtetit?

Abdullah Thaqi u dënua me 5 mijë euro gjobë, pasi pranoi fajësinë për veprën penale zbulim i fshehtësisë zyrtare.

Ai akuzohej se më 31 korrik të vitit 2012, si punëtor i njërës nga bankat e Kosovës, pa pasur autorizim të duhur iu ishte qasur llogarive bankare të Nexhat Çoçajt – drejtor i Arsimit në Prizren dhe Bekim Thaçit – mësimdhënës.

Nga të dhënat e zbuluara nga këto qarkullime bankare Nezir Çoçaj akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Për akuzën dhe presionet ndaj tij, Thaqi kishte rrëfyer në emisionin Jeta në Kosovë.

Pushteti i jashtëzakonshëm i Presidentes duhet të marrë për bazë arsyen e cila shtyu Thaqin dhe sinjalizuesit tjerë që t’i tejkalojnë institucionet dhe korrupsionin ta denoncojnë në publik.

Si munden denoncuesit t’i besojnë policisë, kur i madh e i vogël di për lidhjet e saj me politikën?!

Si munden denoncuesit e korrupsionit t’i besojnë prokurorisë së cilës çdo ditë i vjetërsohen lëndë të korrupsionit?!

Si munden denoncuesit t’i besojnë gjykatës, e cila pa asnjë turp lejon që hajnat e shtetit t’i shpëtojnë burgut?!

Presidentja më së miri e di se kush e heton e gjykon korrupsionin. Ajo vet ka qenë pjesë e policisë për shumë vjet dhe së fundmi vet ka dekretuar gjykatës e prokurorë, transmeton kallxo.com.

Pra, duke e ditur se qytetarët e saj kanë arsye të mos i besojnë shumë sistemit të ndjekjes, Presidentja duhet të marrë vetë detyrën që t’i mbrojë dhe inkurajojë qytetarët e Kosovës dhe denoncuesit publik të korrupsionit.

Ajo duhet të marrë vendim dhe të nxjerrë dekretin me të cilin do e falë Abdullah Thaqin. Të paktën Thaqi ka kryer krime më të lehta sesa shumë persona që janë falur nga presidentët deri më tani.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Berisha pas vizitës së ambasadorit amerikan, “SPAK është armik i pluralizmit, amnistoi krimin elektoral”

Berisha pas vizitës së ambasadorit amerikan, “SPAK është armik i pluralizmit, amnistoi krimin elektoral”

Kurti 4 rikthen Kodin e ri Civil, u bllokua për shkak të nenit që u hapte rrugë martesave të personave të gjinisë së njëjtë

Kurti 4 rikthen Kodin e ri Civil, u bllokua për shkak të nenit që u hapte rrugë martesave të personave të gjinisë së njëjtë

Deputeti i LVV-së: Shpejt do ta bëjmë ligjin për automjete, kufizimi i importit me 10 vjet është i pakumtimtë

Deputeti i LVV-së: Shpejt do ta bëjmë ligjin për automjete, kufizimi i importit me 10 vjet është i pakumtimtë

“Nuk mjaftojnë 10 apo 20 milionë” – Rashiti kërkon 100 milionë euro për mobilizim ndërkombëtar për Specialen

“Nuk mjaftojnë 10 apo 20 milionë” – Rashiti kërkon 100 milionë euro për mobilizim ndërkombëtar për Specialen

Ish-ministri gjerman i reagon Daçiqit për “valvitjen e flamurit serb mbi Prizren”: E gjora Serbi, kjo çon në luftë

Ish-ministri gjerman i reagon Daçiqit për “valvitjen e flamurit serb mbi Prizren”: E gjora Serbi, kjo çon në luftë

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm