Kompania e njohur e dyllit “Madame Tussauds” në Las Vegas, ka qenë e detyruar që të vë një roje tek figura prej dyllit e këngëtares Nicki Minaj, transmeton Indeksonline.
Ata u detyruan që të marrin masa, pas disa imazheve të publikuara nëpër rrjete sociale ku vizitorët janë sjellë në mënyrë të ‘papërshtatshme’ ndaj figurës së Minaj.
Fotoja e cila besohet që ka nxitur një reagim të atillë nga “Madame Tussauds” është ajo e një njeriu të gjunjëzuar prapa këngëtares që ngjan me njërën nga pozicionet e seksit derisa njërën dorë e ka të vendosur tek beli e tjetrën teksa e mban nga flokët këngëtaren.