Ekskluzive: Shkolla e Prizrenit, nisma e emancipimit të shqiptarëve të Kosovës (Dokument)

18.08.2015 20:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Ekskluzive: Shkolla e Prizrenit, nisma e emancipimit të shqiptarëve të Kosovës (Dokument)

Shkolla Katolike e Prizrenit e udhëhequr nga Mati Logoreci, ka rëndësi të veçantë për arsimimin e popullit shqiptar, sepse kishte më shumë karakter laik dhe iu kundërvu qarqeve jo vetëm turke të kohës, po edhe të klerit kroatë të mbështetur nga Austro-Hungaria që ligjëratat në shkollat e kohës dhe meshat i mbanin në gjuhët sllave.

Ekzistenca e kësaj shkolle dokumentohet me faksimilet e ditarëve, dëftesave, orareve dhe letrave të ndryshme te dërguara nga mësuesit e shkollës (dokumentet në fjalë ruhen në Arkivin Shtetëror të Kosovës – Fondi: Ministria e Jashtme e Austro-Hungarisë në Vjenë – në mikrofilm dhe letër, viti 1800-1945).

Disa nga pohimet bëjnë me dije që shkolla është hapur për herë të parë në vitin 1892 apo 1889, por dëftesat dhe listat e meritave të nxënësve që i ka siguruar Telegrafi, e që do t’i botojmë më poshtë, tregojnë vitin 1897.

Sipas studiuesit Ismail Ismaili, në ballinën e këtyre dokumenteve është shkruar: “1842 VIRIBUS UNITIS 1908” (Përpjekja e Bashkuar). E, më poshtë, “Shkolla katolike në Prizren”.

“Prandaj, edhe pse nuk kemi dokumente tjera që dëshmojnë për punën e kësaj shkolle, mund të konstatojmë që shkolla ka vepruar që nga viti 1848, ndoshta me ndërprerje të kohëpaskohshme kur dihen rrethanat në të cilat vepronte – kohën kur pushtuesi osmanli shkollën shqipe e kishte halë në sy”, thotë Ismaili për Telegrafin.

Në trojet shqiptare ka pasë shkolla më herët, të karakterit fetar. Perandoria Osmane lejonte shkollat teologjike, si mejtepet dhe medresetë. Në anën tjetër, ishin edhe shkollat katolike. Kështu, p.sh., sipas studiuesit Ndue Dedaj, në Stubëll – fshat i Malësisë së Karadakut – “më 1584 fillon tradita e arsimit shqip, i pari dhe i vetmi rast atëherë në Kosovë, kur edhe kishte funksionuar shkolla e parë”. Kjo shkollë, siç shkruan studiuesi i njohur Dhimitë S. Shuteriqi, ishte në formë kolegji, i rangut të një instituti të lartë, çfarë ishin zakonisht kolegjet fetare të asaj kohe në Evropë, ku, përveç teologjisë mësohej filozofia dhe studioheshin klasikët. Ndërsa, studiuesi Sarë Gjergji, lidhur me këtë shkollë shkruan: “Qysh në shekullin XVI misionarët katolikë provuan të themelojnë një shkollë të lartë në territorin e famullisë katolike të Karadakut të Shkupit, meqë aty nuk banojnë dhe nuk vijnë turqit”, e ku “Stublla (afër Gjilanit), fshat që flet gjuhën shqipe, ka qenë i përshtatshëm për hapjen e një kolegji të tillë katolik”.

Mirëpo, Shkolla Katolike e Prizrenit ishte e tipit të Mësonjëtores së Korçës, më shumë me karakter laik. Ndaj, hapja e saj ishte një fitore për arsimimin e shqiptarëve.

“Hapja e shkollave shqipe u bë në luftë me patrikanën greke, kishën serbe dhe ekzarkotin bullgar, që me gjithë kontradiktat që kishin në mes tyre, bashkoheshin kundër lëvizjes sonë arsimore”, thuhet në librin “Mati Logoreci”.

E, siç ka thënë në një studim, Gazmend Shpuza, kjo shkollë iu kundërvu edhe qëllimeve të fuqive tjera, që në shkolla të Kosovës të imponohet krahas osmanishtes edhe serbokroatishtja. Kështu, shkolla e vajzave e administruar nga Konsullata austriake dhe misioni fetar katolik, jepte mësimet në gjuhët sllave. Kjo nxiti reagimet e besimtarëve katolikë, që për dy vite bojkotuan edhe kishën e qytetit të Prizrenit, e cila kishte kaluar pothuajse plotësisht nën drejtimin e klerikëve sllavë.

“Kur një plakë shumë besimtare para vdekjes kërkoi që ta përcillte prifti, populli e paralajmëroi se po erdhi prifti nuk do të vijmë ne. Atëherë plaka tha: ‘Ma mirë pa prift, se pa popull’”, ka shkruar Shpuza, duke theksuar se ky presion bëri që të largohen misionarët kroatë nga Prizreni.

Prandaj, siç dëshmonte Rrok Zojzi për shkollën e udhëhequr nga Mati Logoreci në Prizren, ajo ishte “shkolla e popullit, t’atyne pa kishë”!

Se kjo shkollë kishte karakter laik, dëshmon edhe kurikula, që në fakt është e ngjashme me atë të ditëve të sotme. Lëndët mësimore – pos një që kishte të bënte me religjion (Punë feje) – ishin: Gjuhë Shqipe, Gjuhë Italiane, Knimet (Shkrimlexim), Permi senet (Natyra), Përmi kafshët (Zoologji), Shkrojtore (Gramatika), Gjeshkroje (Gjeografia), Hesap (Aritmetika), Kaligrafia, Kenim (Këndim), Pune dore, Histori… Të gjitha këto mund të vërehen në dokumentet e siguruara nga Telegrafi, të shkruara në shqip. Natyrisht, këto dokumente datojnë pra Kongresit të Alfabetit në Manastir, prandaj shkronjat latine të përdorura në këto dokumente dallojnë nga standardi i sotëm.

Shkolla mbahej me ndihmat materiale e morale të banorëve të qytetit dhe të viseve përreth, si të krishterë ashtu dhe myslimanë. Në shkollë vijonin mësimin djemtë dhe vajzat, në paralele të ndara, ndërsa thuhet se pos të krishterëve atë e ndiqnin edhe shqiptarët e besimit islam.

Pra, mbajtja e shkollave nuk ka qenë problem gjatë kohës së okupimit osman, fal solidaritetit të shqiptarëve dhe fondeve që mund të siguroheshin nga jashtë (kjo shkollë mbështetej nga austriakët). Por, problem ka qenë sistemi që ekzekutonte shqiptarin po t’ia zinte një libër në gjuhën shqipe. Në këtë aspekt, deklarata e shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare, se “asnjë gjuhë tjetër dhe asnjë shkollim në Evropë nuk kanë pasur një martirizim të tillë” nën Perandorinë Osmane, është i qëndrueshëm.

Ndryshe, një nga pikat e Memorandumit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (1878) ishte që në administratë e në shkollë të përdorej gjuha shqipe e osmanishtja vetëm në korrespondencën me Portën e Lartë. Por, kjo kërkesë kurrë nuk u përfill nga pushteti i kohës.

“Më 1887, në Shqipëri kishte tre mijë shkolla, prej të cilave njëmijedyqind shkolla publike turke, po aq shkolla private greke, treqind shkolla bullgare, serbe dhe vllahe, shkollë shqipe vetëm një, me drejtor Pandeli Sotirin”, citon Kadare të dhënat e studiuesit francez Serge Metais, të publikuara në veprën “Historia e shqiptarëve”.

Prandaj, edhe shkolla e parë shqipe, Mësonjëtorja e Korçës që u hap më 7 mars të vitit 1887, fillimisht me lejen e pushtetit otoman, mbyllet më vonë, ndërsa udhëheqësi i saj, i diplomuar në Mjekësi në Vjenë, Pandeli Sotiri, vetëvritet që të mos bie në duar të turqve të cilëve grekët u kishin thënë se ai po hartonte një Abetare shqip.

Barra e shkollës së Prizrenit binte e tëra mbi Mati Logorecin. Rrethanat e detyruan të hartojë vetë edhe programin e shkollës dhe të përshtaste tekstet që i duheshin. Ai, me pasionin e tij tërhoqi nxënës, aq sa nuk mund t’i përballonte dot vetë. Prandaj, përkrah tij mori detyrën edhe mësuesi nga Kosova, Lazër Lumezi.

Kjo shkollë merrte fizionominë e një shkolle kombëtare e demokratike, sepse kishte nxënës pa dallime fetare, klase, rangu apo fisi, pa dallime gjinie.

Sipas studiuesit Murat Gecaj, për nxënësit shqiptarë u përdor Abetarja e Gaspër Benusit (botuar në Bukuresht, më i890 ). Ky tekst u përdor për mësimin e gjuhës shqipe edhe nga të rriturit. Ndërsa, qëndrimin e popullit të Prizrenit për shkollën shqipe, e përkrahën që nga Gjakova e deri në Shkup. Kështu, shkolla e Prizrenit ishte pararendëse e shkollave të tjera shqipe, që u hapën më vonë në Pejë, Gjakovë, Zym, Ferizaj, Letnicë, Shkup etj. “ku u edukuan luftëtarët e çështjes kombëtare shqiptare, të cilët morën pjesë në kryengritjet e mëdha antiosmane të viteve 19l0-1912, që çuan në shpalljen e Pavarësisë”.

Gjatë kësaj kohe në shkollën e Logorecit deshën të caktojnë si mësues feje, një mësues serb, që t’i mësonte nxënësit edhe serbisht. Mati nuk e pranoi ndaj e pushuan nga puna. Qëndroi tetë muaj pa punë dhe më 1899 ngriti një shkollë tjetër private shqiptare, krejtësisht e pavarur e në kundërshtim edhe me politikën austro-hungareze.

Madje, për këtë thuhet se u mallkua nga klerikët. Në një letër të P. Guerinit dërguar një kleriku tjetër në Prizren, ku shkruhet për veprimtarinë e Mati Logorecit, sqarohet se ai me gruan e tij janë mallkuar… se ka bërë veprimtari patriotike si mësues.

Prandaj, për fund, nuk mbetet asgjë të thuhet pos se kjo shkollë e emancipoi popullin e Kosovës. Turqit këtë nuk e bënë. Për më shumë, shihni dokumentet e asaj kohe, që të gjitha në gjuhën shqipe. /Elfije Boletini/Telegrafi.

Orari javor i mësimit

Libri i klasës së vitit shkollor 1896-97

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Konjufca: VV-ja i ka emrat për president, presim takimin me LDK-në

Konjufca: VV-ja i ka emrat për president, presim takimin me LDK-në

Prokuroria kërkon dënimin e Konjufcës për gazin lotsjellës, aktgjykimi më 28 gusht

Prokuroria kërkon dënimin e Konjufcës për gazin lotsjellës, aktgjykimi më 28 gusht

Sveçla: Materialet për legalizimet do t’i dërgohen edhe Kryeprokurorit të Shtetit, Prishtina po plaçkitet

Sveçla: Materialet për legalizimet do t’i dërgohen edhe Kryeprokurorit të Shtetit, Prishtina po plaçkitet

Deliu-Kodra: Pas 16 shtatorit, as Kosova dhe as PDK-ja nuk do të jenë njësoj

Deliu-Kodra: Pas 16 shtatorit, as Kosova dhe as PDK-ja nuk do të jenë njësoj

Aleanca dorëzon kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj Qeverisë në detyrë, Tahiri: Nuk guxon ta shkelë ligjin

Aleanca dorëzon kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj Qeverisë në detyrë, Tahiri: Nuk guxon ta shkelë ligjin

Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit

Latifi: Plani i BIA-s që iu gjet Shehollit e konfirmon atë që e kemi paralajmëruar, Serbia do shkatërrimin e Kosovës përmes arabizimit

Zbulohet audio-incizimi Sheholli-Dimic: “Nesër është dita kur duhet me pasë kujdes, me u rujt..”

Zbulohet audio-incizimi Sheholli-Dimic: “Nesër është dita kur duhet me pasë kujdes, me u rujt..”

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit