Jo e gjithë opozita është `radikale` kundër Asociacionit

17.08.2015 18:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Jo e gjithë opozita është `radikale` kundër Asociacionit

Paralajmërimet e Qeverisë së Kosovës për mundësinë e arritjes së marrëveshjes me Qeverinë e Serbisë rreth krijimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, kanë nxitur reagime të opozitës.

Krijimi i këtij Asociacioni është paraparë me marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të datës 19 Prill 2013.

Por, ajo nuk është konkretizuar ende, ngaqë këtij organizimi të ri nuk i janë përshkruar edhe kompetencat.

Megjithatë, opozita kësaj radhe nuk është unike në qëndrimet politike, siç ka ndodhur me disa procese tjera.

Përderisa Lëvizja Vetëvendosje kundërshton në çdo formë krijimin e Asociacionit të Komunave serbe, subjekti tjetër opozitar, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do ta kundërshtonte këtë Asociacion, vetëm nëse në dialogun e Brukselit Qeveria do të pajtohej që t’i këtij trupi t’i visheshin edhe kompetenca ekzekutive.

Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se AAK që moti e ka mbështetur krijimin e këtij Asociacioni, sipas Planit Gjithëpërfshirës për Statusin e Kosovës i njohur si Plani i Ahtisaarit.

Ndërkaq, çdo marrëveshje e re që do t’i parashihte edhe kompetencat ekzekutive për këtë Asociacion, sipas Nitajt, do të ishte e papranueshme.

“Ne nuk do të pranojmë asnjë formë organizimi që është në kundërshtim me kushtetutën dhe rregullimin shtetëror të Kosovës. Asociacioni i Komunave me shumicë serbe nuk mund të ketë kompetenca ekzekutive dhe ne shpresojmë që këtë nuk do ta pranojnë as ata që po negociojnë aktualisht në Bruksel edhe për këtë organizëm”, ka thënë Nitaj.

“Nëse ndodh ndryshe, pasojat për Kosovën do të jenë të pariparueshme. Qëndrimi ynë është – të gjitha të drejtat për komunitetet pakicë, në këtë kuadër edhe për komunitetin serb, mirëpo jo në dëm të shtetit të Kosovës”, ka deklaruar zëdhënësi i AAK-së.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka paralajmëruar se në takimin e radhës me homologun e tij nga Serbia, Aleksandar Vuçiq, që me gjasë do të mbahet më 25 gusht në Bruksel, ndër marrëveshjet tjera mund të jetë edhe ajo për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Lëvizjes Vetëvendosje e cila ka paralajmëruar ndërmarrjet e masave, siç i quan ajo, radikale, në kundërshtim të këtij Asociacioni.

Nënkryetari i Vetëvendosjes, Driton Çaushi, e ka cilësuar Asociacionin serb si momentin më të keq për Kosovën, që nga shpallja e pavarësisë. Andaj, ai ka thënë se do të ndërmerren një varg veprimesh për të kundërshtuar këtë marrëveshje eventuale dhe këtë Asociacion.

“Protesta do të jetë vetëm një nga format që ne do ta shfrytëzojmë. Kemi bërë me dije ditët e fundit që ne nuk do ta reduktojmë aktivizmin tonë dhe kundërshtimin tonë në vetëm një metodë. Do të jemi radikal në kundërshtimin e kësaj marrëveshje për Asociacionin e Komunave Serbe”, ka deklaruar Çaushi.

Me krijimin e Asociacionit të Komunave serbe, sipas zyrtarit të Vetëvendosjes, shteti i Kosovës do të hynte në një fazë të defunksionalizimit, çka sipas tij, do të duhej të ndalohej nga partitë politike dhe qytetarët.

“Pra, po shkojmë drejt defunksionalizimit të shtetit të Kosovës drejt shndërrimit në një shtet me ndarje etnike, jo funksional dhe pa perspektive. Prandaj, presim që edhe te qytetarët do të jetë mobilizimi i të njëjtit nivel që në çdo mënyrë ta kundërshtojmë një marrëveshje të tillë”, ka theksuar Çaushi.

Në anën tjetër, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, sipas zëdhënësit Muharrem Nitaj, nuk e ka diskutuar ende çështjen hipotetike se si do të veprohej nëse Asociacionit të Komunave Serbe do t’i atribuoheshin edhe kompetenca ekzekutive.

“Nuk është diskutuar kjo në parti dhe ne shpresojmë që nuk do të ketë fare nevojë të diskutohet, sepse besojmë fuqishëm që Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe, realisht nuk do të ketë kompetenca ekzekutive”, ka thënë Nitaj.

Mospajtimet rreth kompetencave të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në negociatat që Prishtina dhe Beogradi po zhvillojnë në Bruksel, shihen si arsyet kryesore që kanë shtyrë deri më tani themelimin e këtij trupi.

Kryeministri Isa Mustafa ka thënë javën e kaluar se ky Asociacion nuk do të ketë kompetenca ekzekutive, pasi që Kosova nuk e njeh nivelin e tretë të pushtetit, që ka të bëj me autonominë e një rajonit apo territori të caktuar, siç është në këtë rast veriu i Kosovës.

Përderisa në Beograd në vazhdimësi është thënë se ky Asociacion do të ketë edhe kompetenca të veçanta. /REL/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


“Kosova nuk ishte vetëm”, Universiteti i Prishtinës nderon çiftin DioGuardi me titullin “Doctor Honoris Causa”

“Kosova nuk ishte vetëm”, Universiteti i Prishtinës nderon çiftin DioGuardi me titullin “Doctor Honoris Causa”

PDK dorëzon kallëzim penal në PSRK ndaj Kurtit e kabinetit qeveritar: Janë tejkaluar kompetencat, keqpërdorim i pozitës

PDK dorëzon kallëzim penal në PSRK ndaj Kurtit e kabinetit qeveritar: Janë tejkaluar kompetencat, keqpërdorim i pozitës

Hoti: Deputetët po marrin paga pa punuar absolutisht asgjë, bllokimi i institucioneve ka një adresë – Kurti dhe Vetëvendosje

Hoti: Deputetët po marrin paga pa punuar absolutisht asgjë, bllokimi i institucioneve ka një adresë – Kurti dhe Vetëvendosje

Konjufca: VV-ja i ka emrat për president, presim takimin me LDK-në

Konjufca: VV-ja i ka emrat për president, presim takimin me LDK-në

Prokuroria kërkon dënimin e Konjufcës për gazin lotsjellës, aktgjykimi më 28 gusht

Prokuroria kërkon dënimin e Konjufcës për gazin lotsjellës, aktgjykimi më 28 gusht

Sveçla: Materialet për legalizimet do t’i dërgohen edhe Kryeprokurorit të Shtetit, Prishtina po plaçkitet

Sveçla: Materialet për legalizimet do t’i dërgohen edhe Kryeprokurorit të Shtetit, Prishtina po plaçkitet

Deliu-Kodra: Pas 16 shtatorit, as Kosova dhe as PDK-ja nuk do të jenë njësoj

Deliu-Kodra: Pas 16 shtatorit, as Kosova dhe as PDK-ja nuk do të jenë njësoj

Aleanca dorëzon kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj Qeverisë në detyrë, Tahiri: Nuk guxon ta shkelë ligjin

Aleanca dorëzon kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj Qeverisë në detyrë, Tahiri: Nuk guxon ta shkelë ligjin

Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit

Latifi: Plani i BIA-s që iu gjet Shehollit e konfirmon atë që e kemi paralajmëruar, Serbia do shkatërrimin e Kosovës përmes arabizimit

Zbulohet audio-incizimi Sheholli-Dimic: “Nesër është dita kur duhet me pasë kujdes, me u rujt..”

Zbulohet audio-incizimi Sheholli-Dimic: “Nesër është dita kur duhet me pasë kujdes, me u rujt..”

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK