Ylli i muzikës Amy Winehouse mendonte se ishte shtatzënë para se të ndërronte jetë, ka zbuluar sot babai i saj.
Mitch Winehouse mohoi pretendimet e reja se ajo ishte e vetmuar përkundër faktit që ishte e fejuar me dramaturgun dhe regjisorin Reg Traviss.
“Ajo ishte me Regun dhe ata do të martoheshin së shpejti. Ndoshta s’duhet t’ju tregoj këtë gjë por ajo mendonte se ishte shtatzënë.
Pretendimet se ajo bënte jetë të vetmuar dolën në dokumentarin e ri Amy të regjisorit Asif Kapadia.
Ylli i këngës “Back to Black” vdiq në moshën 27-vjeçare si pasojë pas një beteje me drogë dhe alkool.