PDK e LDK përplasen sërish, tash për shëndetësi

16.08.2015 16:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
PDK e LDK përplasen sërish, tash për shëndetësi

Katër doktoresha, shefe të Qendrave të Mjekësisë Familjare në Gjilan janë larguar nga pozitat e tyre. Me vendim të drejtorit QKMF-së në këtë komunë, ato u degraduan me arsyetimin se treguan menaxhim të dobët të punës.

Fillimisht atyre iu dha një vërejtje me shkrim e pastaj pasoj largimi. E tani, një vërejtje ka marr edhe kryeshefi i QKMF-së, Valbon Milazimi. Ky i fundit thotë se po pret që edhe këtë ta largojnë nga pozita e kryeshefit, dhe se krejt këto mendojnë se po bëhen për arsye politike.

Valbon Milazimi thotë për KosovaPress se nuk do të pajtohet me një vendim të tillë, por do të ndjekë të gjitha mundësitë ligjore.

Partia e Isa Mustafës dhe ajo e Hashim Thaçit arritën të pajtoheshin në Prishtinë duke formuar koalicionin qeverisës, por nëpër komuna ata po përplasen jo rrallë.

Në fund të muajit korrik, të këtij viti, drejtori i QKMF-së në Gjilan, largoj katër doktoresha-shefe të shërbimeve mjekësore, që sipas tij nuk po menaxhojnë siç duhet me postin që iu është dhënë.

Pas tyre, një vërejte të ngjashme ka marrë edhe kryeshefi i QKMF-së, Valbon Milazimi. Por, at ij i është shqiptuar vetën një vërejte me shkrim.

Megjithatë, ai thotë se është në pritje të hapit tjetër, që është largim nga pozita.

Ai thotë se krejt këto po iu bëhen për shkak se ai dhe katër drejtoreshat i përkasin subjektit politik PDK. Sipas Milazimit, qeverisja e LDK-së në Gjilan ka për synim që t’i “përzë” të gjithë ata që i përkasin subjekteve tjera politike, e jo LDK-së.

Arsyetimi që iu është dhënë doktoreshave, për Milazimin nuk është i mjaftueshëm. Ai thotë se ato kanë qenë vetëm shkelje të lehta të detyrës, gjë që nuk mjaftojnë për largim nga pozita.

Milazimi: Mendojnë edhe mu të më largojnë

“Pas tyre, kam ardh në rend edhe unë, me një presion, sigurisht mendojnë edhe mua të më largojnë, sepse janë në atë rrugë. Më është bërë një vërejtje me shkrim me të njëjtin arsyetim, që janë shkelje të leh ta të detyrave të punës. Unë nuk jam pajtuar me atë që vërejtje që më është bërë”, thotë ai.

Valbon Milazimi ka qenë drejtor i QKMF-së, deri kur LDK nisi të qeverisë me Gjilanin. Pastaj ai u ulë në pozitën e kryeshefit.

Ai thotë se do t’i drejtohet gjykatës në rast se largohet edhe nga pozita e kryeshefit.

Milazimi: Do t’i drejtohem gjykatës

“Nëse më largojnë unë do t’i padis në gjykatë. Besoj që edhe doktoreshat e shkarkuara do t’i drejtohen gjykatës….Deri vjet kam qenë drejtor i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, deri në maj të vitit të kaluar. Por, pas ardhjes në pushtet të LDK-së, natyrisht presionet politike, dhe më kanë transferuar në pozitë të kryeshefit”, thotë ai.

KosovaPress ka siguruar vendimet që u janë lëshuar doktoreshave-shefe të qendrave.

Për shefen e QMF-së “Arbëria”, thuhet se nuk i ka përfillur udhëzimet e menaxhmentit të QKMF-së, me çka ka bërë lëndim të lehtë të detyrave të punës. E për këtë, i është shqiptuar masa disiplinore “ulje në pozitë”. Në arsyetim thuhet se drejtori i QKMF-së pasi ka shqyrtuar të gjitha provat, konstaton se në atë qendër pati favorizim të padrejtë të punëtorëve të caktuar, rregullim të orarit sipas dëshirës dhe menaxhim të dobët.

Drejtoresha tjetër e cila u ulë në pozitë ishte shefe e mjekësisë familjarë në QKMF, tjetra ishte shefe në QMF “Dheu i Bardhë”, ndërsa doktoresha tjetër ishte shefe e shërbimit “Stomatologjik” pranë QKMF-së.

KosovaPress ka provuar të bisedojë me zyrtarë të Komunës së Gjilanit më shumë rreth kësaj çështje, por ata nuk qenë të gatshëm të përgjigjen.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Berisha pas vizitës së ambasadorit amerikan, “SPAK është armik i pluralizmit, amnistoi krimin elektoral”

Berisha pas vizitës së ambasadorit amerikan, “SPAK është armik i pluralizmit, amnistoi krimin elektoral”

Kurti 4 rikthen Kodin e ri Civil, u bllokua për shkak të nenit që u hapte rrugë martesave të personave të gjinisë së njëjtë

Kurti 4 rikthen Kodin e ri Civil, u bllokua për shkak të nenit që u hapte rrugë martesave të personave të gjinisë së njëjtë

Deputeti i LVV-së: Shpejt do ta bëjmë ligjin për automjete, kufizimi i importit me 10 vjet është i pakumtimtë

Deputeti i LVV-së: Shpejt do ta bëjmë ligjin për automjete, kufizimi i importit me 10 vjet është i pakumtimtë

“Nuk mjaftojnë 10 apo 20 milionë” – Rashiti kërkon 100 milionë euro për mobilizim ndërkombëtar për Specialen

“Nuk mjaftojnë 10 apo 20 milionë” – Rashiti kërkon 100 milionë euro për mobilizim ndërkombëtar për Specialen

Ish-ministri gjerman i reagon Daçiqit për “valvitjen e flamurit serb mbi Prizren”: E gjora Serbi, kjo çon në luftë

Ish-ministri gjerman i reagon Daçiqit për “valvitjen e flamurit serb mbi Prizren”: E gjora Serbi, kjo çon në luftë

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm