Kolona të gjata në Merdare (Foto)

16.08.2015 11:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kolona të gjata në Merdare (Foto)

Gjatë mengjesit të sotëm në pikë kalimin kufitar në Merdare janë krijuar kolona të gjata të automjetëvë. Gazeta Tribuna posedon fotografi ku shihet kolona në Merdare.

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media lajmëron se në pikë – kalimet kufitare që lidhin Kosovën me Serbinë, janë krijuar sërish kolona.

Edhe pse Policia e Kosovës thotë se ka shtuar personelin për t’iu shmangur pritjeve të gjata, ato po ndodhin sidomos në pikë-kalimin kufitar Merdare, ku kolonat kanë mbërri deri në një kilometër ndërsa pritjet po zgjasin 3 deri në 4 orë.

“Informacionet e orës 10:00 tregojnë se në Merdare (Podujevë) në hyrje për në RKS nuk ka pritje vetëm kohëzgjatja e procedurës normale, ndërsa në dalje kolona është e gjatë rreth (1-KM) dhe pritjet zgjasin rreth (3 deri 4 orë), varësisht prej frekuentimit të automjeteve”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

Por ndryshe është gjendja në pikë-kalimin kufitar tek Dheu i Bardhë (Gjilan). Policia njofton se deri në këtë kohë si në hyrje ashtu edhe në dalje nuk ka kolona fare përveç kohëzgjatjes së procedurës normale (10-20 minuta).

Kurse në pikë-kalimin kufitar Mutivodë (drejtimi i fshatit Keçekollë) në hyrje nuk ka pritje të gjata ndërsa në dalje nga RKS-ja pritjet janë afërsisht ( 20-30 minuta). Pikë-kalimi kufitar Muqibabë –(Gjilan) si në hyrje po ashtu edhe në dalje nuk ka pritje fare.

Policia e Kosovës me qëllim të shmangies së pritjeve të gjata, njofton të gjithë qytetaret se, ata që mund të shfrytëzojnë pikë-kalime tjera kufitare ku nuk ka pritje fare, apo ka më pak pritje, ti shfrytëzojnë ato pasi nuk ka kolona dhe pritje të gjata.

Policia potencon se nga ana e zyrtarëve policor të Policisë së Kosovës, puna është duke u zhvilluar normalisht me kapacitete dhe intensitet të shtuar, mirëpo kolona-pritjet janë duke u shkaktuar si rezultat i fluksit të madh të automjeteve, kryesisht në dalje të RKS-se, si dhe procedurave që aplikohen gjatë plotësimit të dokumenteve-formularëve për kalim kufitar. / Gazeta Tribuna/kolona-merdaree

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Berisha pas vizitës së ambasadorit amerikan, “SPAK është armik i pluralizmit, amnistoi krimin elektoral”

Berisha pas vizitës së ambasadorit amerikan, “SPAK është armik i pluralizmit, amnistoi krimin elektoral”

Kurti 4 rikthen Kodin e ri Civil, u bllokua për shkak të nenit që u hapte rrugë martesave të personave të gjinisë së njëjtë

Kurti 4 rikthen Kodin e ri Civil, u bllokua për shkak të nenit që u hapte rrugë martesave të personave të gjinisë së njëjtë

Deputeti i LVV-së: Shpejt do ta bëjmë ligjin për automjete, kufizimi i importit me 10 vjet është i pakumtimtë

Deputeti i LVV-së: Shpejt do ta bëjmë ligjin për automjete, kufizimi i importit me 10 vjet është i pakumtimtë

“Nuk mjaftojnë 10 apo 20 milionë” – Rashiti kërkon 100 milionë euro për mobilizim ndërkombëtar për Specialen

“Nuk mjaftojnë 10 apo 20 milionë” – Rashiti kërkon 100 milionë euro për mobilizim ndërkombëtar për Specialen

Ish-ministri gjerman i reagon Daçiqit për “valvitjen e flamurit serb mbi Prizren”: E gjora Serbi, kjo çon në luftë

Ish-ministri gjerman i reagon Daçiqit për “valvitjen e flamurit serb mbi Prizren”: E gjora Serbi, kjo çon në luftë

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm