Sharon Stone foto ‘hot’ edhe 57 vjeç… (Foto)

E publikuar: 14/08/2015 22:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka qenë vetëm 23 – vjeç kur Sharon Stone është vënë përballë skenave “hot” gjatë xhirimit të filmit, “Basic Instinct”, ndërsa këtë herë ylli 57 – vjeçar do të shfaqet nudo në numrin e ardhshëm të Harper’s Bazaar.

Përpos moshës së saj mund të themi se nuk ka asnjë dyshim që vazhdon të ketë linja shumë seksi. Në intervistën e dhënë ajo bën shaka në lidhje me efektet e viteve të cilat mendon se kanë ndikuar në format trupore, pavarësisht kujdesit të vazhdueshëm.

“Jam e vetëdijshme se nuk kam të pasme super, por jam përpjekur për t’i mbajtur në formë”. Më tej e pyetur se çfarë është me të vërtetë seksi për të, ajo thotë: “Nuk është me patjetër ngritja e gjoksit. Është kënaqësi të kesh simpati të mjaftueshme për veten dhe personin që është pranë teje”.

2

Përgjatë bisedës ajo ka rrëfyer se nuk ka qenë më fat në dashuri kohët e fundit dhe se nuk ka pasur kohë për flirte. Më shumë rreth kësaj interviste do të mësoni në muajin shtator, atëherë kur publikohet numri i ri i revistës Harper’s Bazaar. /Klan/