Rrëfehet trafikanti shqiptar: Ja si dërgohen azilkërkuesit në Britaninë e Madhe

14.08.2015 22:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Rrëfehet trafikanti shqiptar: Ja si dërgohen azilkërkuesit në Britaninë e Madhe

Unë nuk çoj njerëz që udhëtojnë si skllevër me maune që u zihet fryma. Unë bashkoj familje, vajza që shkojnë tek të fejuarit apo bashkëshortët e tyre dhe djem që arrijnë baballarët. Mund të më quash dhe trafikant po deshe, por unë jam humanist, thotë M.L, një tiranas me nënshtetësi franceze që prej vitesh punon me “Agjencinë e Udhëtimit” Tiranë-Britani e Madhe.
Kur i prezantohet gazetari, ai i thotë: “Nuk besoj se ti bën ndonjë proçkë. Më dukesh djalë i zgjuar. E unë i kam fijet e lidhura kudo”!

Kanali që përdor trafikanti për rrugëtimin e njerëzve që duan të “bashkohen me familjet e tyre”, është krejt i ndryshëm nga ai i zakonshmi, të cilën M. e quan “punë amatorësh” dhe “pabuksish” që prishin tregun.

“Kryesisht njerëzit që dërgoj në destinacion janë studente apo gra me fëmijë, që trajtohen si motrat e mija me kushte perfekte derisa arrijnë në vend dhe takojnë njeriun e afërt. Aty përfundon puna ime. Nuk i lë njerëzit e mi në rrugë”.

Po sa kushton kjo?

Kostoja është përgjithësisht 12 mijë euro, por për shërbime të veçanta ka “anekse tarifash speciale”, natyrisht duke e rritur shumën.

Personi që dëshiron të arrijë në destinacion, merret në banesën e tij nga M. i cili zotëron një makinë të fundit që ndryshon gjithmonë, me targa jo shqiptare. Automjeti shkon drejt Malit të Zi nga Muriqani, pastaj kalon në Kroaci, prej andej në Slloveni nga ku kalon në Trieste; një pushim i shkurtër në qytetin ”gjysmë sllav” të Italisë dhe vazhdon udhëtimi diagonalisht deri në Gjirin e Gjenovës; një natë fjetje në një fshat pranë San Remos, më pas kalohet në Rivierën franceze nga Nica deri në Sant Trope.

Një tjetër udhëtim diagonal nëpër Francë, duke shëtitur të gjithë fushat piktoreske deri në Nantë, ku bëhet pushimi i parafundit. Aty personi strehohet në një banesë konforte, ku qëndron disa ditë derisa oficerët e policisë japin “dritën jeshile”. Në Nantë vjen pastaj një furgon i një Organizate Joqeveritare që merr njerëzit e grumbulluar e i çon në Portin e Brestit. Prej andej, ata i hipin anijes, përgjithësisht mallrash, dhe udhëtojnë në Plymouthit të Anglisë.

Të gjjithë klandestinët kanë dokumente false si ekuipazh i anijes. Nga Franca në Angli, vapori që drejtohet ka një staf fare të vogël. Klandestinët bëhen në mënyrë të improvizuar, teknikë, motoristë, kuzhinierë, elektriçistë e radistë, që zbresin me leje provizore në portin anglez. Aty jepet një drekë për “ekuipazhin” në një restorant të njohur që administrohet nga shqiptarët. Bashkëbiseduesi, duke qeshur thotë se aty gatuhet aq mirë sa thuajse gjithmonë në atë restorant buajnë oficerë të policisë kufitare britanike, që “çmenden” pas specialisteteve mesdhetare.

Më pas, një autobus gati turistik i merr të gjithë “ekuipazhin në liri-dalje” dhe i shëtit nëpër Angli, sipas dëshirës. Kur secili takon personin e kontaktit nëpër qytetet e përcaktuara, telefonon babanë, vëllain, apo kushëririn që është person kontakti me M. dhe i thotë: “Jam mirë”. Aty bëhet pagesa në dorë: 12 mijë euro, të cilat shpërndahen më pas nëpër të gjithë mekanizmin e “agjencisë turistike”.

“E shikon që bëhët fjalë për udhëtimin e jetës që nuk do ta shijosh kurrë nëse paguan çdo agjenci turistike. Madje mund të bësh edhe ndonjë plazh të shkurtër në Cote d’Azur, por mua më pëlqen që tani në verë t’i çoj në lumenjtë e kristaltë të zonës së Nantës”, thotë bashkëbiseduesi, i cili i pyetur për lidhje e tij në policinë shqiptare, përgjigjet; “S’ka nevojë, ne veprojmë sipas të gjitha ligjeve dhe rregullave të udhëtimit në Shengen, por kam miq kudo. Kam bërë shpërndarje për njerëz, pra ndere edhe pa para”! /tesheshi.com/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


2.11 milionë euro për Projektin e Banimit Social Adekuat në Komunën e Rahovecit

2.11 milionë euro për Projektin e Banimit Social Adekuat në Komunën e Rahovecit

Kroacia jep alarmin: Serbia po grumbullon armë sulmi, ushtroni presion mbi Beogradin

Kroacia jep alarmin: Serbia po grumbullon armë sulmi, ushtroni presion mbi Beogradin

Hamza priti në takim lamtumirës Guerot: Mirënjohës për angazhimin në forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Francës

Hamza priti në takim lamtumirës Guerot: Mirënjohës për angazhimin në forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Francës

Kurti: Autostrada Shkup-Bllacë forcon lidhjen mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Kurti: Autostrada Shkup-Bllacë forcon lidhjen mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

“Kosova nuk ishte vetëm”, Universiteti i Prishtinës nderon çiftin DioGuardi me titullin “Doctor Honoris Causa”

“Kosova nuk ishte vetëm”, Universiteti i Prishtinës nderon çiftin DioGuardi me titullin “Doctor Honoris Causa”

PDK dorëzon kallëzim penal në PSRK ndaj Kurtit e kabinetit qeveritar: Janë tejkaluar kompetencat, keqpërdorim i pozitës

PDK dorëzon kallëzim penal në PSRK ndaj Kurtit e kabinetit qeveritar: Janë tejkaluar kompetencat, keqpërdorim i pozitës

Hoti: Deputetët po marrin paga pa punuar absolutisht asgjë, bllokimi i institucioneve ka një adresë – Kurti dhe Vetëvendosje

Hoti: Deputetët po marrin paga pa punuar absolutisht asgjë, bllokimi i institucioneve ka një adresë – Kurti dhe Vetëvendosje

Konjufca: VV-ja i ka emrat për president, presim takimin me LDK-në

Konjufca: VV-ja i ka emrat për president, presim takimin me LDK-në

Prokuroria kërkon dënimin e Konjufcës për gazin lotsjellës, aktgjykimi më 28 gusht

Prokuroria kërkon dënimin e Konjufcës për gazin lotsjellës, aktgjykimi më 28 gusht

Sveçla: Materialet për legalizimet do t’i dërgohen edhe Kryeprokurorit të Shtetit, Prishtina po plaçkitet

Sveçla: Materialet për legalizimet do t’i dërgohen edhe Kryeprokurorit të Shtetit, Prishtina po plaçkitet

Deliu-Kodra: Pas 16 shtatorit, as Kosova dhe as PDK-ja nuk do të jenë njësoj

Deliu-Kodra: Pas 16 shtatorit, as Kosova dhe as PDK-ja nuk do të jenë njësoj

Aleanca dorëzon kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj Qeverisë në detyrë, Tahiri: Nuk guxon ta shkelë ligjin

Aleanca dorëzon kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj Qeverisë në detyrë, Tahiri: Nuk guxon ta shkelë ligjin

Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit