Policia e Shqipërisë e ka arrestuar dje në mëngjes një shtetas të Kosovës në Durrës për armë mbajtje.
I arrestuari është vëllai i Zahir Pajazitit, Bajrami, 66 vjeçar. Mësohet se për lirimin e tij është duke ndërmjetësuar lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj. Më herët mediat në Shqipëri kanë raportuar se është arrestuar një kosovar në Shqipëri dhe i është sekuestruar një armë e kalibrit 7.62 milimetra me shtatë fishek./gt/