Ligjet e Speciales ende nuk janë dërguar te Presidentja

11.08.2015 12:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Ligjet e Speciales ende nuk janë dërguar te Presidentja

Kushtetuta e Republikës së Kosovës nuk cakton ndonjë afat për Kuvendin që ligjet e miratuara t’i dërgojë te Presidentja për dekretim,

Dy ligjet e miratuara nga Kuvendi i Kosovës në procedurë të shpejtë në ditën e miratimit të amendamenteve kushtetuese që kanë të bëjnë me themelimin e Gjykatës Speciale, ende nuk janë dërguar te Presidentja e Kosovës për dekretim, nëntë ditë pas votimit.

Arbër Vllahiu, Këshilltar i presidentes Atifete Jahjaga, tha për KALLXO.com se ligjet e miratuara- Ligji për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar dhe Ligji për Mbrojtjen Juridike dhe mbështetjen financiare të Personave të Akuzuar Potencialë në proceset gjyqësore pranë dhomave të specializuara- nuk kanë ardhur ende në Zyrën e Presidentes.

Kushtetuta e Republikës së Kosovës nuk cakton ndonjë afat për Kuvendin që ligjet e miratuara t’i dërgojë te Presidentja për dekretim, ndërsa i jep kësaj të fundit tetë ditë afat që të ta dekretojë apo refuzojë dekretimin e ligjit të dërguar.

Në rast refuzimi, Kuvendi është i obliguar t’i shqyrtojë vërejtjet e dhëna nga Zyra e Presidentes ndërsa kjo e fundit nuk ka të drejtë që ta kthejë atë ligj për herë të dytë në Kuvend, transmeton rtk.

Ligji hyn në fuqi 15 ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare.

Tri partitë opozitare, Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA për Kosovën, sot do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese një ankesë ndaj votimit për ndryshimet kushtetuese që i prinë miratimit të këtyre dy ligjeve.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Konjufca: VV-ja i ka emrat për president, presim takimin me LDK-në

Konjufca: VV-ja i ka emrat për president, presim takimin me LDK-në

Prokuroria kërkon dënimin e Konjufcës për gazin lotsjellës, aktgjykimi më 28 gusht

Prokuroria kërkon dënimin e Konjufcës për gazin lotsjellës, aktgjykimi më 28 gusht

Sveçla: Materialet për legalizimet do t’i dërgohen edhe Kryeprokurorit të Shtetit, Prishtina po plaçkitet

Sveçla: Materialet për legalizimet do t’i dërgohen edhe Kryeprokurorit të Shtetit, Prishtina po plaçkitet

Deliu-Kodra: Pas 16 shtatorit, as Kosova dhe as PDK-ja nuk do të jenë njësoj

Deliu-Kodra: Pas 16 shtatorit, as Kosova dhe as PDK-ja nuk do të jenë njësoj

Aleanca dorëzon kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj Qeverisë në detyrë, Tahiri: Nuk guxon ta shkelë ligjin

Aleanca dorëzon kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj Qeverisë në detyrë, Tahiri: Nuk guxon ta shkelë ligjin

Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit

Latifi: Plani i BIA-s që iu gjet Shehollit e konfirmon atë që e kemi paralajmëruar, Serbia do shkatërrimin e Kosovës përmes arabizimit

Zbulohet audio-incizimi Sheholli-Dimic: “Nesër është dita kur duhet me pasë kujdes, me u rujt..”

Zbulohet audio-incizimi Sheholli-Dimic: “Nesër është dita kur duhet me pasë kujdes, me u rujt..”

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit