Jahjaga shpreson të mbetet Presidente deri më 2021

10.08.2015 16:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Jahjaga shpreson të mbetet Presidente deri më 2021

Atifete Jahjaga ka nisur të shpresojë se mund të jetë në krye të Shtetit deri më 2021. Mandatin e dytë po beson se mund ta fitojë nëse Hashim Thaçit i komplikohet rruga për në Presidencë si pasojë e Gjykatës Speciale. Analistët thonë se Jahjaga mbetet opsion për të qëndruar në Zyrën e Shefit të Shtetit deri më 2021.
Atifiete Jahjagës i kanë mbetur vetëm edhe tetë muaj deri në përfundim të mandatit si Presidente e Kosovës.

Jahjaga kishte marrë pozitën e Presidentes së Kosovës, pas një krize të thellë politike. Ajo ishte propozuar si zgjidhje kalimtare njëvjeçare. Mirëpo, një vendim i Gjykatës Kushtetuese, asaj ia kishte siguruar qëndrimin në Zyrën e Shefit të Shtetit për pesë vite.

Tash, Jahjaga është duke shpresuar edhe në një mandat të ri, duke besuar se Gjykata Speciale do ta heqë nga skena politike, Hashim Thaçin.

Analisti Imer Mushkolaj thotë se Thaçit mund t’ia prishë planet edhe Gjykata Speciale derisa ka përmendur se lideri i PDK’së rrezikonte të mos bëhej President më 2016 edhe për shkak të kundërshtive të disa deputetëve të LDK’së.

“Jahjaga mbetet opsion, në rast të bllokimit të zgjedhjes së Presidentit”, thotë Mushkolaj, për Gazetën Express.

Por, analisti tjetër, Xhemal Ahmeti, e quan normale shpresën e Jahjagës të mbetet Presidente edhe për një mandat. Por, nuk beson se ajo po synon këtë pozitë duke i varur shpresat në tragjedinë e tjetrit.

“Është krejtësisht njerëzore që zonja Jahjaga të shpresojë në vazhdimin e mandatit. Por nuk besoj – nuk i shkon profilit të saj, siç e njohim deri më tani – që ato shpresa t’i varr në tragjeditë e të tjerëve. Konkretisht; nuk besojmë që ajo i lutet zotit që të arrestohet Hashim Thaçi për të mbetur kryetare e vendit. Ose po?”, shtron dilemën Ahmeti.

Pavarësisht kësaj, Ahmeti thotë se Jahjaga ka pak gjasa të mbetet Presidente nëse vazhdon koalicioni PDK-LDK.

“Nisur nga kjo gjendje aktuale faktike si dhe nga marrëveshja e koalicionit (i cili prishet nëqoftëse nuk zgjidhet Thaçi president) Jahjhaga ka shumë pak gjasa në rizgjedhje. Nëse prishet koalicioni atëherë ajo mund të shpresojë për një zgjatje të jashtëzakonshme të mandatit por jo për më shumë”, ka shtuar ai.

Presidentja Jahjaga s’është marrë shumë me çështje të brendshme politike në Kosovë. Ajo më shumë është prezantuar në arenën ndërkombëtare.

Në një debat në një organizatë joqeveritare, Jahjaga kishte deklaruar se e ka depolitizuar Zyrën e Presidentes, por asnjëherë s’e ka sqaruar deri në fund këtë konstatim..

Sidoqoftë, Imer Mushkolaj thotë se Jahjaga mund të ketë edhe një mandat në krye të Shtetit bazuar në përvojën e saj pesëvjeçare si Shefe e Shtetit.

“Gjatë viteve si Presidente, Jahjaga nuk është se është shquar për performancë dinamike por, po ashtu, nuk i ka bërë dëme vendit, siç do të mund të vepronte secila figurë partiake në këtë postë. Ajo mund të jetë zgjidhje si më 2011, vetëm se tash në situatë krejt tjetër dhe me një përvojë pesëvjeçare si e para e vendit”, ka thënë ai.

Ndërkohë, Presidentja po vazhdon të jetë aktive nëpër vizita të ndryshme nëpër botë.

Së fundmi, ajo ishte në Londër, nga ky tha se është e mahnitur me popullin e Kosovë.

“Jam shumë e prekur nga ky nderim dhe këtë ia dedikoj vendit dhe popullit tim, të cilët përherë më mahnisin me forcën dhe qëndrueshmërinë e tyre”, kishte deklaruar Presidentja, me rastin e nderimit me titullin Doktor Nderi i Shkencave Juridike në Universitetin e Leicesterit.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit

Latifi: Plani i BIA-s që iu gjet Shehollit e konfirmon atë që e kemi paralajmëruar, Serbia do shkatërrimin e Kosovës përmes arabizimit

Zbulohet audio-incizimi Sheholli-Dimic: “Nesër është dita kur duhet me pasë kujdes, me u rujt..”

Zbulohet audio-incizimi Sheholli-Dimic: “Nesër është dita kur duhet me pasë kujdes, me u rujt..”

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë