Arratiset i Burgosuri, Arrestohen Gardianët

10.08.2015 11:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Arratiset i Burgosuri, Arrestohen Gardianët
  • Gardianët e kishin shoqëruar për ta vizituar familjen, por ai ua “shpërbleu” këtë favor duke u arratisur, ndërsa tre gardianët të cilët po e përcillnin të burgosurin kanë përfunduar prapa grilave për shkak të neglizhencës në detyrë.

    Kjo ka ndodhur dje pasdite në Prizren, në rrugën “Rrustë Kabashi” kur një i dënuar për vrasje ishte arratisur në drejtim të panjohur.

    Burime policore thonë se i arratisuri është M.K. i lindur në vitin 1975 i dënuar me 14 vjet burg për vrasje.

    Deri dje ai kishte vuajtur katër vjet nga dënimi i shqiptuar.

    Në kohën e arratisjes ai ka ka pasur leje ta vizitojë familjen në përcjellje të tre gardianëve

    “U ka kërkuar gardianëve t’ia zgjidhin duart për të shkuar në toalet që ndodhet në oborr të shtëpisë. Kur ata e kanë bërë këtë, ai ka kërcyer murin dhe është arratisur”, tha burimi policor.

    Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Hazir Berisha, thotë se i arratisuri i kishte vënë në lajthitje gardianët me pretekst se donte të hynte në tualet e më pas kishte kapërcyer murin e oborrit dhe kishte ikur në drejtim të panjohur.

    “Pas pranimit të informacionit, Policia e Prizrenit ka ngritur pika të shumta kontrolli për kapjen e të dënuarit por nuk  është gjetur deri më tani”, tha zëdhënësi Berisha.

    “Lidhur me këtë rast është hapur rast për neglizhencë në detyrë ndaj gardianëve të cilët janë arrestuar me vendim të prokurorit të shtetit. Të tre gardianët po mbahen në objektet mbajtëse të policisë”, u shpreh Hazir Berisha.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Konjufca: SHBA-të nuk janë vetëm aleati ynë kryesor strategjik por partner i pazëvendësushëm

U raportua se Granit Plava telefonoi në një emision, reagon Shërbimi Korrektues: Nuk ishte zëri i tij

Kurti priti në takim dy kongresistë amerikanë, diskutuan për NATO-n dhe sigurinë rajonale

Kosovarët për Bajram drejt Shqipërisë, rritje e fluksit në Morinë

Albin Kurti viziton shtëpinë e të moshuarve në Prishtinë për Kurban Bajram

Osmani viziton Shtëpinë e të Moshuarve në Suharekë: Një shoqëri që harron të moshuarit, humb shpirtin

NATO dhe partneriteti me SHBA-në në fokus të takimit të Haxhiut me kongresistët amerikan

Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë, i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar

Vendimi i Gjykatës së Lartë: Behgjet Pacolli rimerr kontrollin e aeroportit të Vlorës!

2 mln € për linjat ajrore për mërgatën, Cakolli: Qershia mbi tortë e keqpërdorimit të buxhetit për fushatë

Isufi dhe Gjini vizitojnë biznese e të rinj në Anamoravë, premtojnë mbështetje për zhvillimin rajonal

Qeveria në detyrë ndan 2 milionë euro për fluturimet e mërgatës

Murati: Opozita fillimisht i përqeshte shtesat e tash po na kopjojnë në këtë politikë

Osmani për takimin me kongresistin Self: Diskutuam për bashkëpunimin me administratën Trump dhe thellimin e partneritetit

Xhevat Bekteshi në mbështetje të Ahmet Isufit Një jetë në shërbim të Kosovës – pse duhet mbështetur

100 euro për studentët, hapet aplikimi, Murati: Duhet të bëhet përmes e-Kosova