Gjatë pjesë së parë në derbin e javës së parë të kampionatit vendor ndërmjet Vardarit dhe Shkupit në stadiumin “Filipi i Dytë” në Shkup, ka patur brohoritje dhe thirrje raciste antishqiptare, raporton gazeta “Lajm”.
Pjesa e parë ka përfunduar 0-1 për Shkupin me golin e Ardian Nuhiut në minutën e 22-të. Dhe, të pakënaqur nga ky rezultat tifozët e Vardarit, Komiti, kanë nisur me brohoritjet e tyre të njohura antishqiptare “Dobar shiptar mrtov shiptar” (“Shqiptari i mirë, shqiptari i vdekur”) dhe ofendime të tjera. Lutjet e spikerit zyrtar për anim korrekt u pritën me vërshillima nga ana e tyre.
Kujtojmë se, për shkaqe sigurie në tribuna i është ndaluar pjesëmarrja e tifozëve të Shkupit, “Shvercerat”, ndërsa ndeshja nga FFM-ja ishte e shpallur e rrezikut të lartë./lajm/