Ali Ahmeti e Fazli Veliu dëshmitarë kryesorë në Gjykatën Speciale

E publikuar: 09/08/2015 13:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjykata Speciale e miratuar nga Parlamenti i Kosovës pritet gjatë vitit të ardhshëm të filloj me gjykimin e krimeve të supozuara të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Tribunali ad hoc me seli në Hagë do të gjykoj personat përgjegjës për krimet më serioze të cilat janë kryer përgjatë viteve 1998-2000, dhe të cilat ndërlidhen me Raportin 12462 të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, të datës 7 Janar 2011 të Senatorit Raportues Dick Marty.

Sipas gazetarit të njohur kosovar, Milaim Zeka gjykata do të gjykojë themeluesit dhe drejtuesit kryesor të UÇK’s.

Në listë është përfshirë, ish- drejtori politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ish shef i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Agim Ceku, ish shefin e Sherbimit Informativ Kombëtar të UÇK, Kadri Veseli, ish anëtarin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Xhavit Halit, shumica prej tyre pjesëtar të LPK-së.

Agjencia e lajmeve INA duke u thirrur në burime diplomatike mëson se, gjykata do të përfshijë edhe personalitete nga Republika e Maqedonisë, të cilët ka qenë themelues të LPK-së dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Lideri i BDI-së Ali Ahmeti dhe veprimtari Fazli Veliu janë themeluesit kryesor të LPK-së, lëvizje e cila themeloi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Të dy kanë qenë të përfshirë në hierarkinë më të lartë të kësaj ushtrie. Ata janë protagonistë të shumë ngjarjeve dhe pa dyshim se do të ftohen për të dëshmuar lidhur me ngjarjet në zonat ku kanë vepruar së bashku me drejtues tjerë të ushtrisë kosovare”, shprehet një diplomatë evropian për agjencinë e lajmeve INA.